Fundjavën e ardhshme, në datat 8-9 dhjetor, kryeministri Edi Rama do të mbledh në qytetin e Shkodrës në vijim të turit të përmuajshëm ku Këshilli i Ministrqave mblidhet në një prej qarqeve të vendit.
Gjatë qëndrimit të dy ditëve në Shkodër pritet që Këshilli i Ministrave të ndjek të njëjtën axhendë që ka zhvilluar edhe në qarqet e tjera. Krahas mbledhjes, Rama do inspektojë disa nga investimet që qeveria ka ndërmarr në këtë qark ndërsa në drek do të jetë në shtëpinë e një qytetari, traditë e nisur që në fushatën e fundit. Deri më tani këshilli i Ministrave është mbledhur në qytetin e Vlorës dhe në atë të Dibrës./ politiko


