• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E KRYESISË SË PS/ Rama: Fushatën e mbyllim në Vlorë. Garantoni proces zgjedhor me standarde
Home
Politikë

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS/ Rama: Fushatën e mbyllim në Vlorë. Garantoni proces zgjedhor me standarde

24 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me një mbledhje të kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë. Nga sa mësohet mbi atë se çfarë është diskutuar në takimin pa prani të medias, kreu i qeverisë, njëherazi kryesocialisti Rama, ka lënë porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që sipas tij nuk ka asnjë dyshim se më 30 qershor do të ketë votime. Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga mbajtja e votimeve, kryeministri ka vendosur që mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të mbahet në qytetin e Vlorës, bastionin e PS-së, ku vetë Rama është deputet.

“Më 30 qershor të kemi një proces me standarde”, mësohet t ëjetë shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë.

Sa i përket garantimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, kryesocialisti ka kërkuar të respektohet Kodi Zgjedhor, ndërsa sa i përket tentativave nga opozita joparlamentare për të penguar procesin, ka kujtuar edhe një herë ndëshkimet ligjore që ndërmerren: Burg, përjashtim nga administrata dhe ndalim deri në 10 vjet për të dalë jashtë Shqipërie, në SHBA dhe vendet e BE-së, siç Rama paralajmëroi dje nga takimi elektoral në Gjirokastër. Këto janë ndryshime në Kodin Penal që ende nuk kanë marrë votën e Kuvendit.

“Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet Kodi Zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit”, tha Rama.

Deri ditën e premte do të ketë fushatë elektorale, me takimin pëmbyllës në Vlorë. Të shtunën është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën pritet të mbahen zgjedhjet vendore 2019 për të votuar kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.  Zgjedhjet vijnë në një klimë jo të zakontë politike, pasi presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa Komisioni Qendror ka vijuar procesin pasi mazhoranca e konsideroi nul dhe në shkelje të kushtetutës zhdekretimin e 30 qershorit.

Nga ana tjetër opozita joparlamentare që i ka bojkotuar zgjedhjet ka deklaruar përmes liderit demokrat Lulzim Basha se do të pengojë këtë proces duke paralajmëruar “Shkodër” në të gjitha qarqet. Kujtojmë se në zbatim të dekretit të Metës, bashkitë e PD dhe LSI-së sulmuan KZAZ-të, ku në Shkodër ju vu flaka një klase brenda shkollës që shërbente si Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ Basha mbledh aleatët para vendimit që mund të caktojë të ardhmen e zgjedhjeve
Previous article "24 QERSHORI ËSHTË DITË E VEÇANTË"/ "MESIA" mbush sot 32 vjeç. Edhe 100 Leo!

enxhi.autor

Postime të ngjashme

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT