Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, sot feston ditëlindjen e 32-të. Ai ka fituar gjithçka që është e mundur të fitohet për një lojtar, në aspektin personal dhe ekipor.
34 trofe me Barcelonën, 5 “Topa të Artë”, 6 “Këpuca të Arta” e shumë çmime tjera individuale, janë sukseset e argjentinasit, të cilit shpeshherë i vihet epiteti “Mesia”.
24 qershori është ditë e veçantë, dita kur lindi futbollisti që nga shumë sportdashës konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave.
Messi ka lënë gjurmë në botën e futbollit dhe ka shkruar histori, duke thyer rekorde të shumta deri më tani e që premton se do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa t’i japë lamtumirën sportit më popullor të golbit.
Ai është pjesë e Barcelonës që nga viti 2000, kurse është promovuar në ekipin e parë në vitin 2004.
Që nga atëherë, Leo ka bërë që e gjithë bota e futbollit të dashurohet me të, me “magjitë” e tij, me spektaklin që “pleshti” dhuron pothuajse çdo ndeshje në fushë.
Ai është fitues i pesë “Topave të Artë”, aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo, ndërsa është i paarritshëm me çmime të “Këpucës së Artë”, gjithsej 6, duke e llogaritur edhe të fundit që e fitoi, e që do ta marrë në fillim të sezonit 2019-2020.
Sot, në 32 vjetorin e lindjes së tij, të gjithë e urojnë edhe 100 vite të tjerë dhe të vazhdojë të dhurojë sa më gjatë spektakël në fushat e futbollit