• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E KRYESISË/ Salianji: Boçi kërkoi shtyrje! Duan të mblidhen me nxitim me Ramën, për…
Home
Politikë

MBLEDHJA E KRYESISË/ Salianji: Boçi kërkoi shtyrje! Duan të mblidhen me nxitim me Ramën, për…

6 May, 2022 s.autor Politikë

Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar jashtë godinës së Kuvendit se mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PD nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Ai u shpreh se Luçiano Boçi ka kërkuar shtyrje të mbledhjes, kërkesë që nuk është pranuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Sot përmes numrit dy të PS u tha qartë se nuk duan as përfaqësi apo negociim ndërkombëtar. Është kurth që të keqpërdoret çdo deputet i PD të për të krijuar konceptin e ndarjes në PD. Boçi ka kërkuar që mbledhja e kryesisë së grupit të shtyhet.

Nuk ka pasur përgjigje nga Alibeaj. Është bërë një njoftim i turpshëm ku thuhet se ka pasur mbledhje kryesie dhe janë marrë vendime. Kryesia e grupit përbëhet nga kryesia e vogël, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve dhe nënkryetari i parlamentit. Ka një shpejtësi për ta ndarë PD dhe për të krijuar perceptimin që një palë është këtej dhe andej. Ka pothuajse tre muaj që nuk funksionon grupi parlamentar. Çdo gjë merret për interes personal.

Mbahen qëndrime edhe ndaj palës tjetër. Kjo pjesa tjetër kërkon që të vendosë damkën që deputetët qenkan mbështetës të një personi që ne kërkuam të ikte. Kryesia e grupit mblidhet në mënyrë të përjavshme. Kryesia e grupit parlamentar, fakti po them që kam komunikuar me zotin Alibeaj nuk besoj se ka ndonjë diskutim nëse ai njihet apo jo. Kryetari i grupit parlamentar edhe në momente kur nuk ka konflikte sipas rregullores që është në fuqi miratohet nga grupi parlamentar. Nuk e shpjegoj dot nxitimin për këtë mbledhje”, deklaroi Salianji.

Ai shtoi se ka një nxitim për t’u mbledhur me socialistët ndërsa theksoi se për problemet e veta kryesia e grupit ka tre muaj që nuk mblidhet.

“Demokratët kanë vetëm një shqetësim. Si të zgjidhin problemet. Ne nuk mund t’i japim kriteret Edi Ramës si të zgjedhë presidentin e republikës. Të na përcaktojë kriteret maxhoranca dhe PS dhe emrin ta propozojë Partia Demokratike. Nuk është zgjidhje bojkoti dhe as dhënia në tavolinë e asnjë lloj dakordësie. Duhet të përcaktohet nga maxhoranca kriteri për presidentin e republikës.

Nuk përfiton PD asgjë nga kjo. Kërkojnë me nxitim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri tjetrin për problemet tona. Të mos i sjellin njerëzit vërdallë dhe duket sikur çfarë po bëjnë. Kryesia e grupit ka tre muaj që nuk mblidhet. Është e qartë që ka një keqpërodrim nga dikush. Si ka mundësi që grupi parlamentar i PD të marrin atributet e kryesisë. Mbledhjet caktohen në mënyrë të përbashkët. Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit. Nuk ka mbledhje kur nuk ka kuorum”, u shpreh ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PËR AFERËN E INCENERATORËVE/ Alqi Bllako kërkon lirinë, ja kur do të vendosë Apeli i GJKKO
Previous article JANË RIBASHKUAR? Modelja ruse shkruan në shqip për Don Xhonin (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT