• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ Flet Rama: Pas 30 korrikut jeta politike vazhdon! Më duket absurd bojkoti i PD
Home
Politikë

MBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ Flet Rama: Pas 30 korrikut jeta politike vazhdon! Më duket absurd bojkoti i PD

22 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se ky këshill e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit, duke shtuar se është në interes të Partisë Demokratike që të zhvillojë procesin e diskutimit.

Rama theksoi se është absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me listat e hapura, pasi vendi nuk është pa institucione dhe pa parlament.

“Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi cdo gjë që është e paqartë, që ka krijuar keqkuptim, apo edhe për mos kuptime të caktuara kidhur me pasojat e ndryshimeve kushtetuese. Është në interesin e PD që të zhvillojë këtë proces, sepse ky Këshill Politik e ka kryer misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Mbas 30 korrikut jeta politike vazhdon, kështu që do të na duhet të reflektojmë ligjin zgjedhor, cka Kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë.

Më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë, por nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe pa parlament dhe mos ekzistenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtëparlamentare nuk e bën parlamentin inekzistent. Kjo tryezë është ndërtuar si shprehje e vullnetit të mirë dhe si vetëdije nga ana jonë, që pavarësisht faktit që PD dhe aleatët e saj u arratisën në drejtim të paditur, duke braktisur detyrën, ata janë pjesë e një realiteti politik dhe mohimi i këtij realiteti politik do ishte i padrejtë nga ana jonë”, tha Rama.

Pallati Kongreseve – Pas takimit në Këshillin Politik me opozitën parlamentare për të vazhduar dialogun politik si rruga e vetme për gjetjen e pikave përbashkuese për:- një dakordësi sa më të gjerë në Kuvend për Marrëveshjen e 5 qershorit🤝- për Listat e Hapura që rrisin peshën e votës së popullit në zgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend😊

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 22. Juli 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KËNAQËSI QË DO TË LUAJ NË CHAMPIONS”/ Kale: Nuk kthehem në Brazil, e lehtë të mësohesh me futbollin shqiptar
Previous article MBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ Hajdari, apel për PD dhe LSI: Duhet të ishit në tryezën e Këshillit Politik, listat të hapen 100%

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT