• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ Cilat janë 5 çështjet ende për t’u diskutuar
Home
Politikë

MBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ Cilat janë 5 çështjet ende për t’u diskutuar

6 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Një orë ka zgjatur mbledhja e zhvilluar pasditen e sotme të Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve, ku takimi ka qenë vetëm për çështje teknike dhe për të mbyllur formalisht marrëveshjen e arritur një ditë më parë.

Në mbledhjen e sotme në fokus ishte përshtatja në shqip e marrëveshjes së arritur, teksti i së cilës u firmos nga palët në anglisht si dhe plotësimi i kuadrit të plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend. Teksti i marrëveshjes u formula nga ndërkombëtarët në gjuhën angleze që tregon edhe rolin e tyre përcaktues në këto negociata, ku në fund pas dakordësisë palët hodhën firmën.

Pas mbledhjes PD/LSI dhe Rudina Hajdari nuk u prononcuan për mediat, ndërsa Damian Gjiknuri tha shkurt se ‘kjo mbledhje ishte teknike për të organizuar punën e ekspertëve sa i përket hartimit të draftit përfundimtar për tu votuar në Kuvend”

Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe 5 çështjet e dakortësuara më herët për përpilimin e saktë të tyre që janë:

–Financimi i partive: Për financimin e partive palët ranë dakord që të rritet financimi nga shteti dhe të ulet financimi nga privati, por ende nuk është arritur në një marrëveshje se sa përqind do të ndryshojë ajo.

-Kuota gjinore: Dakordësi është arritur edhe për kuotën gjinore ku 1 nga 3 emra në listat e kandidatëve është vendosur të jetë grua.

–Roli i policisë në zgjedhje: Konsensus është arritur edhe për rolin e policisë në zgjedhje, ku prania e saj do të jetë gjatë gjithë procesit zgjedhor edhe të numërimit të votave.

-Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK: Gjithashtu është rënë dakord mes palëve që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK, ndërsa Kolegji Elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vettingut.

-Sistemi i monitorimit me kamera: Është dakordësuar edhe për sistemin e monitorimit të kamerave gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

Ndërsa për listat e hapura dhe ligjin e referendumeve, palët vendosët që do ta diskutonin në një fazë të dytë pas plotësimit të rekomandimeve të ODIHR-it, për të cilën Rudina Hajdari u shpreh se ka marrë dhe garancinë e ndërkombëtarëve.

Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe vota e emigrantëve, që i është lënë në dorë KQZ për të vendosur mënyrën se si do ta organizojë atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEQJA E RECIPROCITETIT/ SHBA riaktivizon fondet për rritjen e ekonomisë së Kosovës
Previous article SHIFRAT/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Itali, në 24 orët e fundit shënohen 72 viktima

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për… Aktualitet

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT