• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PDIU-së/ Idrizin e tradhëtojnë deputetët e tij
Home
Shqipëri

MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PDIU-së/ Idrizin e tradhëtojnë deputetët e tij

11 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur ditën e sotme që në orën 17:00 Këshillin Kombëtar të kësaj Partie. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka propozuar që PDIU të dalë nga koalicioni me PS-në për t’ju bashkuar Partisë Demokratike.

Idrizi do të bashkohet i vetëm me PD-në, ndërkohë që 3 deputetë të kësaj partie do të vijojnë bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Elena Xhina, Reme Lala dhe Dritan Bici, nuk kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke sinjalizuar qëndrimin nën “ombrellën” e qeverisë. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, me votë unanime Shpëtim Idrizi u mandatua të negociojë me PD-në dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha marrëveshjen koalicionit, e cila i paraprin zgjedhjeve vendore të qershorit 2019.

PDIU rikthehet pas 4 vitesh te e djathta, pasi u largua në vitin 2014. Një vit më parë, 2013, PD kishte kaluar në opozitë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa PDIU, në këto zgjedhje siguroi pesë mandate. Vetë Idrizi u zgjodh deputet përmes listave të PD. Por edhe koalicioni me PS nuk funksionoi. Në zgjedhjet e vitit të kaluar, PDIU arriti të marrë vetëm 3 mandate, dy në Elbasan Aqif Rakipi dhe Bujar Muça (të dy të larguar më pas i pari për efekt të dekriminalizimit dhe i dyti dorëzoi mandatin, duke u zëvendësuar përkatësisht nga Elena Xhina dhe Dritan Bici) dhe një në Dibër (Reme Lala). Madje kjo e fundit shprehu menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare se vota e saj në Kuvend do ishte për PS-në. Tre deputetët e kësaj force politike kanë votuar rregullisht projektligjet e maxhorancës pavarësisht nga ftohja e PDIU me PS.

Negociatat e Tiranës me Greqinë për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve larguan edhe më shumë PDIU-në nga PS-ja. Shpëtim Idrizi akuzon qeverinë se tradhtoi çështjen Çame. Përpara anëtarëve dhe drejtuesve të PDIU, Idrizi tha se gaboi që i besoi Ramës dhe qeverisë së majtë zgjidhjen e çështjes Çame. Idrizi hodhi akuza edhe në drejtim të Greqisë duke i kujtuar se është i vetmi vend që nuk njeh minoritetet, ndërsa nga ana tjetër garantoi se nuk do ndalen përpjekjet për realizimin e amanetit të të parëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE NË KSAMIL/ I tha familjarëve "Do iki të MBYTEM", gjendet I VARUR 29 vjeçari
Previous article ZHDUKJA E 28 VJEÇARIT PASI I THA FAMILJARËVE SE DO MBYTET/ Babai: Djali nuk është me të meta mendore

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT