• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDHJA E DY QEVERIVE/ Rama: Po punojmë për hapjen totale të kufirit me Kosovën, së shpejti Porti i Durrësit do të jetë “de facto” edhe porti i Kosovës
Home
Politikë

MBLEDHJA E DY QEVERIVE/ Rama: Po punojmë për hapjen totale të kufirit me Kosovën, së shpejti Porti i Durrësit do të jetë “de facto” edhe porti i Kosovës

2 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

ryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, se dy vendet po punojnë për hapjen totale të kufijve mes tyre.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se tashmë janë hequr disa barriera në kufij, ku kemi vetëm një ndalesë dhe një kontroll, që ka relaksuar edhe lëvizjen e qytetarëve, por sipas tij, dy Ministrisë e Brendshme do të intensifikojnë punën për të çuar në hapjen përfundimtare të kufirit.

“Deklarata e përbashkët e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve tona mbetet një udhërrëfyes i çmuar për integrimin sa më të ngushtë dhe bashkëpunimin sa më të thelluar në të gjitha fushat mes dy shteteve tona. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël, megjithëse distanca deri në përmbushjen e vizionit tonë të përbashkët mbetet e madhe. Nëse i referohemi mbledhjes së fundit të përbashkët në Pejë mund të konstatojmë se thuajse të gjithë dokumentet e nënshkruara janë në proces zbatimi, ose janë zbatuar. Kontrolli kufitar në pikën e përbashkët në Morinë funksionon sipas parimit një ndalesë, një kontroll, duke bërë që lëvizja e qytetarëve ka qenë më e relaksuar, duke shmangur radhët e gjata. Padyshim që nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databasen e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktivitetit të paligjshëm apo çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.

Më tej, kryeministri deklaroi se së shpejti do të firmoset marrëveshja mes dy qeverive edhe për hyrje-daljen e mallrave të përbashkëta në Portin e Durrësit, duke e kthyer këtë të fundit një port de facto edhe për Kosovën.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port de facto edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që Porti i Durrësit të kthehet në një port të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOLËN POZITIVË ME COVID-19/ Kush është këshilltarja bukuroshe që infektoi çiftin Trump (FOTO)
Previous article "NUK TË BËN BURRË MËNYRA SI BËN SEKS, POR..."/ Arjan Konomi në mbrojtje të konkurrentit të “Përputhen”

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT