I pyetur nga Peza në podcastin “Pjaca” në “Radar Media” se cilën nga godinat nuk do lejonte të ndërtonte dhe mbledhja e 600 arkitektëve botërorë, Shkreli e cilëson si një vend krimi që mblidhen shumë njerëz.
Artan Shkreli: Nuk do lejoja të ndërtoheshin godinat mbrapa Sahatit, kanë tjetërsuar peisazhin historik të kryeqytetit, ka qenë ikona, silueti I Xhamisë dhe nga ana tjetër Kulla.
Alfred Peza: Do ishte më mirë që Pazari I vjetër të qëndronte ashtu me ato dyqanet e vjetra?
Hisotria e pazarit është dicka tjetër, aty duhej krijuar një situate urbane shumë e kujdesshme.
Alfred Peza: Si për ironi aty u mblodhën 600 arkitektët më të njohur të botës dhe asnjë shqiptar.
Artan Shkreli: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz, krim urban, nuk besoj që u bë qëllimisht, por u vra ikona e kryeqytetit. Brezi I ri do mësohet me ato Godina, ne që I kemi pare të dyja epokat e kuptojmë që ishte një ndërtesë agresive.
Peza e pyeti edhe për vilat e vjetra, ku sipas Shkrelit fatkeqësisht ato po zhduken.
Artan Shkreli: Ato po zhduken para syve tanë, kur isha drejtor i Institutit të Monumenteve i vura në mbrotje Vilat e rrugës së Elbasanit dhe Bllokut. Tani hiq një vile ndërto një pallat, pëlhura e asaj zone, historia po prishet, nuk ishim në gjendje t’i ruanim.


