• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDH KRYESINË E PD/ Berisha: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën
Home
Politikë

MBLEDH KRYESINË E PD/ Berisha: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën

13 December, 2025 s.autor Politikë

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më 13 dhjetor, Kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu. Mbledhjen ai e ka nisur duke komentuar zhvillimet e fundit, konkretisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, duke pezulluar vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Berisha i cilësoi ngjarjet e dhjetë ditëve të fundit si të paprecedenta, por njëkohësisht të parashikueshme Ai u shpreh se arsyetimi i shumicës së Gjykatës Kushtetuese përputhet plotësisht me qëndrimet publike të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar vendimin si një akt që pezullon procesin ligjor dhe ndërpret vijimin e procedurave gjyqësore në shkallë të tjera.

“Zhvillimet e 10 ditëve të fundit janë zhvillime të paprecedentë në shumë e shumë vite. Por plotësisht të pritshme. Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit. Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë. Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Në qoftë se lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, mishëron në një deklaratat e kryeavokatit Edi Rama, sepse ata vendosin pezullimin e pezullimit.“, tha Berisha.

Ai hodhi poshtë pretendimet se pezullimi i një zëvendëskryeministri paralizon qeverinë, duke theksuar se vendimmarrja në Këshillin e Ministrave bëhet me shumicë dhe nuk varet nga një emër i vetëm.
“Sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të animimit në shkallët e tjera të procesit gjyqësor. Sepse ata morën të mirëqenë pretendimin e Edi Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë. Nuk ka absurditet më absolut se sa ky. Qeveria nuk pezullohet as me një zëvendëskryeministër, as me tre, as me pesë ministra. Këshilli i Ministrave vendos me shumicë. Dhe këto pretendime të Edi Ramës janë pretendimet e një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij. Pra, shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni.”, komentoi Berisha.

Kryedemokrati më tej shtoi se: “Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, problemi është se pezullimi i Ballukut çelte portën e ferrit për Edi Ramën, se ai ka vjedhur më shumë se Balluku në atë aferë. Se ai, në të gjitha dosjet, është shumë më rëndë se Balluku.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET SHOKUESE/ Një grup adoleshentësh rrahin keq bashkëmoshatarin e tyre
Previous article LIGJI PËR PARTITË MBETET PEZULL/ PS e PD nuk po gjejnë konsensus ta miratojnë brenda vitit

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT