• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDH KËSHILLIN KOMBETAR/ Basha: 8 janari vija e kuqe për ndarjen nga nxitësit e dhunës! Kam dorën e shtrirë për…
Home
Politikë

MBLEDH KËSHILLIN KOMBETAR/ Basha: 8 janari vija e kuqe për ndarjen nga nxitësit e dhunës! Kam dorën e shtrirë për…

15 January, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD, ku Basha tha se 8 janari është vija  e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj. Basha tha se ka dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do të forcojë PD.

“Dua tju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të luftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët. Pjesa dërrmuese prej jush ka qenë dëshmitar të akteve të dhunës së organizuar nga Sali Berisha në 8 janar. Ato akte, ajo sjellje, janë vije e kuqe ndarje e dhunuesve, organizatorëve të dhunës, e nxitësve të dhunës, me Partinë Demokratike. Dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falenderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund tu kene bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet per mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht per momentin nuk kan qenë të qartë.

Dita ditës edhe këta demokratë kanë kuptuar dhe po e kuptojnë që e gjitha ajo që nisi dhe po vijon Sali Berisha ka vetëm një qëllim: Të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike. Sali Berisha do akoma që ta përdor PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë.

Unë e kam doren te shtrirë ndaj cdo demokrati qe do nje PD te forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kunder regjimit të korruptuar te Edi Rames. Askush nuk eshte i tepert. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për cdo demokrat. Për cdo qytetar që don ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërsië, familjeve të tyre dhe në vecanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë.”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË SHQIPËRI/ Rriten sërish RASTET. Infektohen 2163 qytetarë, 3 humbje jete
Previous article BORA ZEMANI FTOI ISH BURRIN NË FESTË E DITËLINDJES/ Ja veprimi që bëri ai (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun Aktualitet

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT