• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLEDH AMBASADORËT, PËRLOTET LEYLA-MOSES-ONE/ Rama: Çfarë do t’i tregoj Zahos kur të bëjë pyetjen e parë
Home
Politikë

MBLEDH AMBASADORËT, PËRLOTET LEYLA-MOSES-ONE/ Rama: Çfarë do t’i tregoj Zahos kur të bëjë pyetjen e parë

11 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave përfaqësuesit e shteteve të ndryshme të akredituar në Tiranë, duke i falënderuar për ndihmën e dhënë pas tërmetit që goditi vendin tonë më 26 nëntor që solli shkatërrime të mëdha në ndërtesa.

Rama veçoi mesazhin e të ngarkuarës me punë të ambasasdës amerikane në Tiranë, të cilën do t’ia lexonte të birit Zaho kur të bënte pyetjen e parë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Përballë gërmadhave të 26 nëntorit, ishit të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive. Ju nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë.

Nuk kam ndërmend të publikoj mesazhet tuaja që vijnë. Mesazhin e Lejlës e kam nxjerr në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë për Shtetet e Bashkuara, unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikurse do të vijë dita që im bir do të inatoset me Bashkimin Evropian.

Vërtetë do të jetë shumë më e lehtë dhe hyrja në historinë e marrëdhënieve me fqinjët duke e nisur jo nga ngatërresat historike, por nga rrëfimi i nxjerrjes nga gërmadhat të një djali shqiptar nga trupat greke të kërkim-shpëtimit apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të trupave nga Kosova dhe Serbia për të nxjerrë nga rrënojat njerëzit e këtij vendit dhe kalorësit e shpëtimit italianë krahas atyre turq.

Po, për vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen pa e zvogëluar furinë e rrahjeve të zemrës. As një milion fjalë nuk e përshkruajnë dot atë që ka mbetur në kujtesë.

Po skuadrën izraelite që aq shumë kurajë u dha qytetarëve të Durrësit. Këto dy javë janë në fakt një histori brenda historisë së vendit tonë, një histori e gjallë solidariteti faktik, që ne si fjalë e përdorim vijimësisht por që këto dy javë e pamë të mëshiruar në flamuj dhe gjuhë të ndryshme njësoj sikur të ishin këtu për të ardhur me porosi pas tërmetit psikologjik të tetorit për të mëshiruar at që thoshin etërit e krijimit të Evropës, të cilët thoshin se ka vetëm një horizont qëllimesh dhe idesh.

Mënyra se si trupat tona të shpëtimit punuan përkrah trupave franceze, italiane, greke, turke, rumune, kosovare po e po janë mëshirim i asaj që Adenaur dhe Moneja e skicuan në një imagjinatë.

Nuk e harrova Zvicrën atë ditë, edhe pse atë ditë ishte e veçantë si vetë emri që ka. Rrënojat të kujtojnë gjithmonë luftërat por ndoshta operacione e kërkim shpëtimit janë ato beteja ku rrezikimi i jetës bëhet për të shpëtuar jetë të tjera”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SHKON I PARI DHE LARGOHET I FUNDIT NGA STËRVITJA”/ Shikoni rrugëtimin e Mbappe për ëndrrën që ai kishte (VIDEO)
Previous article FORMULA 1/ Habit Drejtori i Ferrarit: Titullin e humbëm ende pa nisur mirë sezoni

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT