• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBISHKRIMET E INSTITUCIONEVE/ Ja si bëhet bastardimi i gjuhës shqipe në Maqedoni (FOTO)
Home
Rajon

MBISHKRIMET E INSTITUCIONEVE/ Ja si bëhet bastardimi i gjuhës shqipe në Maqedoni (FOTO)

7 March, 2019 k.autor Rajon

Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve në Maqedoninë e Veriut kanë nxjerrë në pah koordinimin e dobët mes qeverisë, grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit të gjuhëve dhe institucioneve. Si rezultat gjuha shqipe nuk zbatohet në mënyrë të saktë.

Nuk dihet kush përkthen apo kush i kontrollon momentalisht këto përkthime, korrigjimi i të cilave ka kosto shtesë. Rasti i fundit ishte me tabelën e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, ku në një fjali të vetme ka disa gabime drejtshkrimore.

I pyetur se mbi kë bie përgjegjësia për gabime të tilla, Tahir Hani, anëtarë i grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit, thotë se nuk është i informuar se kush e ka bërë përkthimin e kësaj tabele.

Unë sa kam informacion me kompetentët këtu në Qeveri për përkthimin nuk kemi adresuar person konkret, I cili të themi se merr përgjegjësinë se ka bërë përkthimin e këtij mbishkrimi në pikën kufitare. Unë personalisht nuk kam qenë në dijeni- deklaroi Tahir Hani – anëtarë i grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij, tabelat në pikat kufitare nuk janë në kuadër të furnizimit publik dhe shton se institucionet që nuk zbatojmë në mënyrë të drejtë ligjin për përdorimin e gjuhëve do të sanksionohen. Ndërsa në të ardhmen do të tregohet më shumë kujdes. Megjithatë, zv.drejtori i doganave, Irfan Buçi, thotë se Drejtoria e Doganave përkthimin e kanë marrë të gatshëm nga Qeveria. Ndërsa për korrigjimin e saj do të paguaj kjo drejtori.

Përkthimet realisht për momentin i bën Qeveria dhe na i sjellin neve si urdhëresa dhe procedohet deri tek shtypshkronja që merret me këtë. Mirëpo dje është bërë ky gabim meqë ndihmës drejtori që është në doganë është maqedonas, por nuk e ka bërë me një qëllim, që të ketë gabim. Mirëpo e ka bërë, sepse nuk e ka njohur mirë gjuhën shqipe”tha Irfan Buçi- zv. drejtor i doganave.

Sipas tij, gabimet në tabelën në pikën kufitare ne Tabanoc, do të korrigjohen brenda ditës, ndërsa shton se gabimet e tilla janë alarm që të njëjtat të mos përsëriten në të ardhmen. Rasti me tabelën  e vendosur në Tabanoc, nuk është i pari. Alsat disa herë  ka alarmuar edhe për raste të tjera në të cilat emërimi i institucioneve në gjuhën shqipe është bërë me gabime të shumta drejtshkrimore dhe sintaksore.

Agjencia e cila ka për detyrim  që të sigurohet se institucionet do të bëjnë zbatimin e drejtë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, momentalisht ka vetëm drejtorin. Ndërsa për themelimin e Inspektoratit, Ministria e Drejtësisë duhet të dalë me propozim-ligj të posaçëm, raporton Alsat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKET NJË FUND I LUMTUR/ Moratti negocioi pajtimin, Icardi rikthehet tek Interi pa...
Previous article STUDIMI/ Ky kompliment është “çelësi” për një jetë të mirë seksuale

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT