Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i ka vendosur afat limit 26 nëntorin punonjësve për të përfunduar shkollën e mesme “Kajo Karafili” në Shijak.
Me maskë në fytyrë e kaskë në dorë, Ahmetaj u zotua se shkolla do përfundojë në kohë dhe do jetë një qendër me ambiente të gjelbëruara.
“Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, duke ndjekur punimet për rindërtimin e shkollës së Mesme të Bashkuar “Kajo Karafili”, në Shijak ku puna ka avancuar me ritme të shpejta dhe në nëntor do të jetë gati për të mirëpritur nxenësit brenda një hapësire prej 2900 metër katrorë, të projektuar me më shumë klasa, laboratorë, palestër, ambiente të gjelbëruara e rekreative për fëmijët, si dhe me të gjithë funksionet e një qendre komunitare.
Shkolla e Bashkuar “Kajo Karafili” është një nga 143 shkollat që do të rindërtohen nga e para, nga Buxheti i Shtetit dhe nga donatorët”, tha Ahmetaj.