“Kjo është një rrugë e drejtë, e mirë dhe e dobishme, prej të cilës nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë”. Keshtu shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ben sot nje bilanc te puneve te zgjidhura permes platformes se bashkeqeverisjes, ku qytetare te ndryshem kane gjetur pergjigje per hallet e tyre dhe kane marre zgjidhje.
Postimi i plotë i Ramës:
Bashkëqeverisja nuk është slogan, po një përpjekje e mundimshme dhe e përditshme, për të thyer barrierat që për dekada janë ngritur mes qytetarit dhe zyrave të shtetit; barrierën e mospërfilljes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbjes së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një rryshfet; barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel!
Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëve e mbi lumin e justifikimeve, zvarritjeve, refuzimeve të administratës; është një mekanizëm që na bashkon kundër të keqes së futur thellë ndër dekada të tëra, në trupin e administratës; është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle “të vogla” dhe pala e qeverisë, identifikon burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit.
Bashkëqeverisja është një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit dhe natyrshëm has shumë skepticizëm nga qytetarët e pengesa nga burokratët. Por kjo është një rrugë e drejtë, e mirë dhe e dobishme, prej të cilës nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë. Po do ta ndërtojmë me këmbëngulje të madhe e durim edhe më të e madh
Bashkëqeverisja nuk është slogan, po një përpjekje e mundimshme dhe e përditshme, për të thyer barrierat që për dekada janë ngritur mes qytetarit dhe zyrave të shtetit; barrierën e mospërfilljes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbjes së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një rryshfet; barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel! Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëve e mbi lumin e justifikimeve, zvarritjeve, refuzimeve të administratës; është një mekanizëm që na bashkon kundër të keqes së futur thellë ndër dekada të tëra, në trupin e administratës; është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle “të vogla” dhe pala e qeverisë, identifikon burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit. Bashkëqeverisja është një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit dhe natyrshëm has shumë skepticizëm nga qytetarët e pengesa nga burokratët. Por kjo është një rrugë e drejtë, e mirë dhe e dobishme, prej të cilës nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë. Po do ta ndërtojmë me këmbëngulje të madhe e durim edhe më të e madh🤝
Gepostet von Edi Rama am Montag, 5. August 2019


