• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBI 35 MIJË TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË EUROPË/ Shifra që shtyu OBSH të thotë se Europa është epiqendra e pandemisë
Home
Nderkombetare

MBI 35 MIJË TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË EUROPË/ Shifra që shtyu OBSH të thotë se Europa është epiqendra e pandemisë

14 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën zyrtarisht gjendjen e emergjencës civile sot (e Premte) pasi numri i rasteve të personave të infektuar me koronavirus arriti në 2 mijë dhe numri i të vdekurve në 40.

“Unë po shpall zyrtarisht emergjencë kombëtare, dy fjalë shumë të mëdha,” deklaroi presidenti Donald Trump. Si pasojë e shpalljes së emergjencës, rregullat e prokurimeve u hoqën dhe qeveria amerikane ka në plan të bashkëpunojë me sektorin privat për të prodhuar shpejt më shumë sete testimesh për koronavirusin e ri. Trump është kritikuar për përgjigje të ngadaltë ndaj krizës si dhe për mungesë të seteve të testeve, të cilat mundësojnë kontrollimin në masë të popullsisë për të ndalur përhapjen e virusit që para se ai të japë shenja të dukshme në formën e personave të sëmurë.

Në SHBA, shumë shtete vendosën të mos i hapin shkollat publike duke filluar nga e Hëna e ardhshme.

Të Premten, Spanja u bë vendi i rradhës që goditet nga virusi dhe detyrohet të marrë masa ekstreme pasi veproi me lehtësi gjatë javëve të fundit duke lejuar aktivitete masive në futboll dhe politikë pavarësisht se kishte sakaq dhjetëra raste me infektime të konfirmuara.

Vendimi erdhi pasi rastet e konfirmuara në vend arritën 4,200, numri më i lartë në Europë pas Italisë ndërsa numri i viktimave arriti në 120. Të gjitha universitetet dhe shkollat në Spanjë u mbyllën për së paku 14 ditë duke filluar nga sot.

Ndërsa izolimet në masë të popullsisë për të shmangur infektimet janë çfarë këshillohet në situata të tilla, gjendja në Itali, ku këto kufizime u vendosën disa javë më parë, situata nuk duket se po përmirësohet. Përgjatë 24 orëve të fundit, 250 persona humbën jetën, dita më e keqe e shënuar deri më sot. Tashmë në Itali ka 17,660 persona të infektuar, nga të cilët, 1,266 vetë kanë humbur jetën.

Tashmë në kontinentin Europian ka mbi 35 mijë të infektuar, gjë që e shtyu Organizatën Botërore të Shëndetësisë të thotë se Europa është aktualisht epiqendra e pandemisë.

Në Iran, një vend tjetër i prekur rëndë nga pandemia, autoritetet fetare urdhëruan ushtrinë të merrte përgjegjësinë për të luftuar koronavirusin duke thënë se burimi i sëmundjes “mund të ishte” një sulm biologjik. Zyrtarisht në Iran deri më sot ka afro 11 mijë të infektuar dhe 429 të vdekur.

Në Kinë, një zyrtar deklaroi në publik një teori komploti, sipas të cilës, koronavirusi mund të jetë sjellë në Kinë nga ushtria amerikane. Ndërsa nuk jepen prova për një skenar të tillë, ekspertët vërejnë se ushqimi i idesë së një armiku të jashtëm është një praktikë e përdorur shpesh nga regjime autoritare për të justifikuar dështime të politikave të veta. Kina, ku sëmundja u përhap fillimisht, ndonjë një politikë të heshtjes, mosraportimit dhe mbytjes së zërave kritikë me synimin “për të mos përhapur panik”. Kjo besohet se krijoi kushtet që sëmundja të përhapej në masë dhe të sëmurit të çonin në kolaps sistemin shëndetësor për shkak se mjekët ishin të papërgatitur dhe u kthyen në viktimat e para të infektimit. Aktualisht në Kinë numri i infektimeve ka rënë në më pak se dhjetë në ditë./birn

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Shqipëria mbyll për 14 ditë kufirin me Kosovën
Previous article KORONAVIRUSI/ Rama njofton masa të reja për epideminë: Nga nesër lokalet në gjithë vendin mbyllen

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT