• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI 20 MILIONË LEKË DËM BUXHETIT TË SHTETIT/ “Ndërmjetësi” çon 5 në pranga, 2 në kërkim për skema mashtrimi me TVSH
Home
Aktualitet
Kronikë

MBI 20 MILIONË LEKË DËM BUXHETIT TË SHTETIT/ “Ndërmjetësi” çon 5 në pranga, 2 në kërkim për skema mashtrimi me TVSH

4 March, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi” duke vënë në pranga 5 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë që akuzohen për krijimin e skemave mashtruese duke i shkaktuar shtetit mbi 20 mln lekë dëm financiar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër informalitetit, Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses Operacionin Policor “NDËRMJETËSI”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

SH. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;

S. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

L. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, .

A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIA, JAM I BEKUAR..."/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë
Previous article KORONAVIRUSI/ Në Itali rregulla të reja për të gjithë: Jo shtrëngime duarsh, të moshuarit qëndrojnë në shtëpi, 1m...

k.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT