• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBI 1.1 MILIONË VIKTIMA NGA COVID-19 NË BOTË/ Franca futet në karantinë për 1 muaj. 500 mijë të infektuar në SHBA
Home
Nderkombetare

MBI 1.1 MILIONË VIKTIMA NGA COVID-19 NË BOTË/ Franca futet në karantinë për 1 muaj. 500 mijë të infektuar në SHBA

28 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën vazhdon të rritet, duke kapërcyer shifrat e mbi 44 milionë personave më saktësisht 44,283,038 të prekur nga virusi vdekjeprurës që ka vrarë deri më tani 1,172,075 njerëz. Megjithatë të shëruar janë 32,466,672 të tjerë, sipas worldometers.

Që prej përhapjes së pandemisë në rang global dhe deri më tani, Shtetet e Bashkuara renditen të parat dukë shënuar 9,038,030 persona të infekuar, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 232,084 njerëz. India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 1,469 persona të infektuar dhe në total ka kapur shifrën e 7,990,322 njerëzve, ndërkohë numri në total i vdekjeve është 120,054.

Gati 500,000 njerëz janë infektuar Covid-19 në Shtetet e Bashkuara gjatë shtatë ditëve të fundit, pasi rastet e reja dhe shtrimet në spital vendosin rekord. Totali i shtatë ditëve është 491,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Brazili është një nga vendet ku numri i të infektuarve po rritet dita-ditës, gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar mbi 29,353 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total mbi 5 milionë, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 530 njerëz dhe numri në total është 154,981.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Gjermania, Greqi dhe Italia, Spanja kanë shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë vendosuar masat parandaluese. Në Spanjë gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 18,418 persona të prekur nga pandemia, duke e çuar numrin e të infektuarve mbi 1 milion dhe kanë ndërruar jetë mbi 267 pacientë dhe numri në total është 35,298.

Franca po shënon një rritje të infektimeve ditore çdo ditë, ku gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 33,417 pacintë të infektuar, duke çuar numrin në total 1,98,695 njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 523 pacientë, duke e çuar numrin në total 35,541.

Qeveria franceze ka vendosur që duke nisur nga nesër, I gjithë vendi të futet në karantinë për të paktën një muaj.

Sipas mediave vendase, karantina do të jetë më e butë se ajo që kaloi thuajse e gjithë bota në pranverë.

Edhe Italia nuk mbetet pas, kjo pasi gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 21,994 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin në total 564,778 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 221 pacintë dhe numri në total i vdekjeve është 37,700 njerëz.

Në krahasim me vendet e tjera, Gjermani ka shifra më të “buta” duke shënuar mbi mbi 13,161 njerëz të infektuar dhe shifra në total është 463,419 persona. Ndërkohë kanë ndërruar jetë mbi 81 pacientë dhe numri në total është 10,263.

Rusia regjistroi 16,202 raste të reja të koronavirusit dhe një rekord të lartë me 346 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 26,935.

Me 1,563,976 infeksione, vendi me rreth 145 milion banorë ka numrin e katërt më të madh të rasteve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit.

Numri i vdekjeve të përditshme të koronavirusit në Ukrainë u rrit në 165 nga rekordi i mëparshëm i 141 viktimave të regjistruara në 21 tetor, raporton Reuters duke cituar këshillin e sigurimit kombëtar të Ukrainës.

Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi në Ukrainë tani ka arritur në 6755, sipas faqes së lajmeve Gordonua .

Këshilli tha se 7,474 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 363,075 raste me 6,755 vdekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKTOHET ME COVID-19/ Albin Kurti: Për dy javë do qëndroj në vetizolim
Previous article E NIS DITËN SËRISH ME SHIFRA/ Rama publikon grafikun e 7 viteve të fundit: Kemi dyfishuar rritjen e prodhimit dhe eksporteve

s.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT