• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBETI JASHTË LISTAVE/ Eduard Ndreca: Do kthehem në universitet; Pëllumbi: Kishim muaj që e dinim listën
Home
Politikë

MBETI JASHTË LISTAVE/ Eduard Ndreca: Do kthehem në universitet; Pëllumbi: Kishim muaj që e dinim listën

13 March, 2025 s.autor Politikë

Deputeti Arben Pëllumbi nuk ka shprehur asnjë keqardhje për faktin se emri i tij nuk është përfshirë në listat e mbyllura të Partisë Socialiste, por do të garojë në listën e hapur të Tiranës.

Nga ambientet e jashtme të Parlamentit ai u ka thënë gazetarëve se risitë në listën e PS i dinin prej muajsh dhe emrat nuk kanë qenë aspak surprizë.

“Nuk e besoj këtë gjë. Nuk është një gjë që bën përshtypje pasi ne kemi muaj që e kemi diskutuar këtë, e kemi vendosur. S’kishte ndonjë gjë surprizë kjo listë”, u shpreh Pëllumbi, duke shtuar se nëse nuk fiton një vend në Kuvend, do të bëjë “atë që kam bërë gjithmonë”.

Sa i përket garës në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ai tha se do të jetë e luftuar pasi në lojë janë vetëm 7 apo 8 ulëse.

“Sigurisht që do të jetë një garë e fortë, por të kemi parasysh që 37 emra të listës së hapur garojnë për 7 apo 8 vende. Kjo nuk diskutohet. Por në fund fare të dali forca politike që ne përfaqësojmë për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian. Pra përtej emrit individual, shikojmë kontributin për partinë”, deklaroi ligjvënësi i mazhorancës.

Ndërkohë, deputeti i qarkut Lezhë, Eduard Ndreca tha se nuk ka asnjë hatërmbetje për faktin se mbeti jashtë listave të PS.

“S’ka rëndësi, është e rëndësishme të fitojë PS. Jo fare. S’ka rëndësi, kam mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në PS dhe më ka dhënë shumëçka PS. Do bëj të pamundurën që lista të fitojë”, deklaroi Ndreca.

I pyetur se çfarë do të bëjë pas kësaj, Ndreca tha: “Do të rikthehem në universitet”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E ANASTAS JANULLATOS/ Caktohet data kur Sinodi i Shenjtë do të zgjedhë kryepeshkopin e ri
Previous article MESAZHI i Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit europian

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT