Kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar mund t’i kushtojë postin mbështetja që i ofroi një refugjati sirian.
Cerar, një prej të paktëve liderë liberalë në Evropën Qëndrore e Lindore, po përballet me mundësinë e ndjekjes penale dhe nëse partia e djathtë e opozitës do të jetë e suksesshme në mocionin e saj, mund të shkarkohet edhe nga detyra.
Rasti i Ahmad Shamieh, një 60-vjeçar që mbërriti në Slloveni në vitin 2015, ku mësoi gjuhën dhe u bë shembull i integrimit të suksesshëm të emigrantëve, po përçan politikën sllovene.
Ai u bë objekt debati pas refuzimit të kërkesës për azil nga gjykatat vendase, të cilat urdhëruan depërtimin drejt Kroacisë, ku kishte bërë ndalesën e parë në BE.
I pyetur në një konferencë për shtyp, lidhur me qëndrimin e tij mbi çështjen, Cerar sugjeroi se edhe ai donte t’i garantonte 60-vjeçarit qëndrimin.
Përgjigja e tij nxiti pretendimet e së djathtës se kryeministri po përpiqej të ndërhynte në çështjet e drejtësisë së pavarur.
Partia Demokratike e Sllovenisë, e drejtuar nga Janez Janša, njoftoi se do të kërkonte ndjekjen penale të Cerar.
Jansa e akuzon kryeministrin se është anti-slloven dhe se favorizon të huajt.