• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MBËSHTESNI…”/ Ruçi lë një AMANET në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë për deputetët dhe drejtuesit socialistë
Home
Politikë

“MBËSHTESNI…”/ Ruçi lë një AMANET në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë për deputetët dhe drejtuesit socialistë

2 June, 2026 s.autor Politikë

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka përcjellë një mesazh për drejtuesit dhe deputetët socialistë gjatë aktivitetit të organizuar në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij, Ruçi u ndal te përgjegjësitë që sjell qeverisja afatgjatë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kontaktit me qytetarët dhe dëgjimit të shqetësimeve të tyre.

“Pa pikë modestie do të thoja se kjo mirënjohje nuk është për mua, as për shokët e mi, se mirënjohja më e madhe ishin ai besim që na dhanë socialistët në vite për të qenë përfaqësues të tyre. Prandaj mirënjohja ime është për çdo socialist, për çdo votues të PS-së, për çdo drejtues, e kryetarë ndër vite, për çdo deputet të PS. Mirënjohja shkon për Kryesinë e PS-së, për Këshillin Kombëtar, për Grupin Parlamentar, për qeverisjen e PS-së.

Në këtë 35 vjetor kur shohim PS-në në pikëpamje numerike, jo vetëm që nuk është rrudhur, por përkundrazi është shtuar, kurse në pikëpamjen moshore, ndërsa vitet e PS-së rriten, vitet e anëtarësisë zvogëlohen si rezultat i prurjeve të reja. Në aspektin gjinor, ne mrekullohemi, kur e nisëm kishim vetëm një anëtare Kryesie, por sot 50% e anëtareve të Kryesisë janë shoqe, gra dhe vajza. Janë bashkëkryetare kudo. Prandaj ne nga kjo mrekullohemi dhe jemi shpresëplotë që PS-ja sot është më vitale, më e fortë, më progresive dhe mandati i 4 është pak, ajo sigurisht do të sigurojë dhe mandatin e 5.

Prandaj një mesazh, amanet apo merak, quajeni si të doni, për drejtuesit e rinj të Kryesisë, Asamblesë, deputetët e kryetarët e Bashkive do të kisha dy gjëra, e para duajeni dhe mos harroni anëtarin e thjeshtë të PS, duajeni, respektojeni votuesin e PS. Gjendjuni në gëzime dhe hidhërime, në mos ia zgjidhni hallin, qajani atija, miqtë e mi, mos e humbisni kontaktin dhe komunikimi me anëtarët e simpatizantë të PS-së.

Këto kontakte dhe kjo lidhje shpirtërore, e anëtarit dhe simpatizantit, është si puna e gjuhëve të huaja, po e le një ditë të le një javë, po e le një muaj të lë një vit, po e lë një vit të le për tërë jetën si puna ime. Kështu është edhe anëtarësia në parti, kështu është edhe votuesi. E fundit, apel që kam, por jo më pak e rëndësishmja, mbështesni vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030. Mbështesni ambicien e Edi Ramës për integrimin në BE. Mbështesni energjitë e Edi Ramës për të qeverisur Shqipërinë akoma më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe vendosmërinë e Edi Ramës”, tha Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS DHE DHUNË NË PROTESTËN PËR ZVËRNECIN/ Protestuesit çajnë kordonin policor
Previous article SOT PROTESTON KUNDËR INVESTIMIT NË ZVËRNEC/ Ja si Agron Shehaj më parë kërkonte që Kushnerit t’i shtrohej tapet i kuq

s.autor

Postime të ngjashme

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT