Beniada Nishani vajza që më shumë sesa si modele, u përfol disa muaj më parë si mbesa e ish-presidentit Nishani, ishte edhe në fund të këtij sezoni në ‘Top Magazine‘.
Gjatë një interviste në muajin shtator, bukuroshja tregoi për dëshirën e saj për të gjetur një djalë tradicional shqiptar.
Pas atij programi, Beniada mori shumë mesazhe e propozime virtuale nga dhjetëra fansa në Itali, vendi ku ajo jeton prej vitesh, por edhe nga shqiptarë në Shqipëri a vende të tjera.
Por akoma nuk e ka gjetur mes tyre.
Mbrëmjen e kësaj të premteje, ajo tha se akoma s’po e gjen dot një djalë shqiptar dhe për këtë fajëson Ervinin.
Ky i fundit ia ktheu aty për aty duke i thënë se ajo ndryshon mendim çdo 5 minuta, kështu që kjo është punë e vështirë.
Pas programit të muajit shtator, Beniada tha se pati shumë kërkesa:
“Vërshuan shumë kërkesa martese, mesazhe…” – tha me të qeshur dhe bashkë me Albanin lexuan në studio një pjesë prej tyre./bw
Beniada Nishani: "Unë i modifikoj meshkujt", si dhe tregon publikisht 'propozimet' për martesë që i kanë bërë asaj, pas kërkesës për një 'burrë tradiciona'l!
Posted by TOP SHOW on Friday, December 29, 2017



