Ndërkohë që gjykata la prapa hekurave ish-kryekomisarin Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Korçë, BalkanWeb ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në pikën e kalimit kufitar kur transportuesit e drogës kalojnë lëndën narkotike pa u kontrolluar.
Zyrtari i lartë policor u arrestua më 30 nëntor, pasi nëpërmjet doganës së Kapshticës kaluan drejt Greqisë plotë 26 kg kanabis.
Në video shihet momenti kur Pasho bën me shenjë që mjeti i mbushur me kanabis dhe i drejtuar nga Lorenco Lika të kalojë kufirin pa u kontrolluar. Avokati pretendoi se Pasho nuk kishte dijeni për drogën.


