Ditën e sotme në orën 10:00 nisin homazhet për major Klodian Tnaushin, i cili ra në krye të detyrës në Letoni.
Trupi i pajetë i ushtarakut mbërriti dje në atdhe, ndërsa pas ceremonisë së nderimit në Rinas u përcoll pranë banesës në zonën e Linzës në kryeqytet.
Sakaq, ceremonia shtetërore do të zhvillohet sot ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar. Në këtë ceremoni priten të marrin pjesë përfaqësues më të lartë të shtetit.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.
Komandanti i kontigjentit shqiptar në Letoni la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake. Po ashtu në këtë incident tragjik humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos reshter Julian Kapaj.