Java e fundit e qershorit pritet që të sjellë dhe të nxehtin afrikan ku temperaturat do të arrijnë në vlerat deri në 38 gradë celsius.
Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja bën me dije për ABC se ditët më të nxehta pritet që të jenë e marta dhe e mërkura. Ndër të tjera ajo bën me dije se zonat më të nxehta do të jenë qarku i Elbasanit dhe i Beratit, por gjithashtu nuk ngelet pas as Tirana dhe zonat bregdetare.
Temperaturat deri në 33 gradë do të shënohen dhe në qarkun e Dibrës.
Ndërkohë Porja thekson se gjatë këtyre ditëve do të jetë e pranishme dhe lagështia ku herë pas here do të kemi shtrëngata shiu dhe breshëri në zona të izoluara.
“Prej 24 orësh i nxehti afrikan ka përfshirë gadishullin e Ballkanit duke çuar në rritjen e temperaturave në vlerat minimale. Kjo do të jetë dhe java më e nxehtë e muajit të verës. Parashikohet se zonat më të nxehta do të jetë qarku i Elbasanit, Ura Vajgurore Berati që do të shënojnë temperatura deri në 36 gradë celsius dhe në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë.