• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBËRRIN DËRGESA E PARË ME NDIHMA MJEKËSORE NGA BE/ Soreca: Fakt se jemi më afër se kurrë Shqipërisë
Home
Sociale

MBËRRIN DËRGESA E PARË ME NDIHMA MJEKËSORE NGA BE/ Soreca: Fakt se jemi më afër se kurrë Shqipërisë

4 May, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dërgesa e parë e grantit prej 4 mln euro të dhëna nga BE-ja, të materializuara në pajisje mjekësore ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri. Këto kuti janë të përbëra nga 110 mijë dore, 200 maska, 1 mijë litra dezinfektan për duart, teksa javën e ardhshme priten të vijnë kite testimi, 50 ventilatorë dhe 5 ambulanca.  Dorëzimi i këtyre 400 kuti është bërë nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili në fjalën e tij  tha se ky është një fakt se Europa është më afër se kurrë krah Shqipërisë.

“Për mua personalisht është një moment i rëndësishëm të dorëzim të pjesës së parë që i dorëzojmë ministrisë së Shëndetësisë. Këtu mbrapa nesh keni mundësinë që të shihni një pjesë, 400 kuti të tjera si pjesë e këtij donacioni, 4 mln euro të dhëna donacion nga Bashkimi Europian. 110 mijë doreza, 200 maska, 1 mijë litra dezinfektat për duart. Javët në vijim do t’i vijë kite testimi të tjera, 50 ventilatorë dhe 5 ambulanca. Kjo listë janë identifikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Faktet flasin vetë, ne qëndrojmë afër Shqipërisë jemi më afër se kurrë”, tha Soreca. Pyetur nga Report Tv se si do i vlerësonte masat e marra lehtësuese nga ana e qeverisë, ambasadori tha se vendi ynë nuk do kishte arritur kaq shpejt në këtë fazë nëse nuk do ishin marrë në kohë masat.

“Ne kemi mundësinë që kjo gjë të bëhet se disa masa tejet të rëndësishme u morën që në hapat e para. Me sa shikojmë, po ecet në mënyrën e duhur, prandaj janë lehtësuara disa masa. Ato masa që u ndërmorën nga qeveria, nuk do ishin të mundura nëse nuk do të ishin qytetarët që do të tregon atë disiplinë. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi të disiplinuar, virusi është këtu end,edhe me relaksimin e masave duhet të tregojmë sa më shumë”, tha Soreca.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se këto pajisje do të shkojnë për mbrojtjen e personelit shëndetësor, nisur nga fakti se masat po lehtësohen.

“Ashtu si ambasadori, këto janë faktet dhe ato flasin vetë. Është një ndihmë shumë e vlefshme, e ka treguar mbështetjen gjatë këtyre viteve, por edhe në momentet e vështira siç ishte tërmeti, por edhe në situatën e kësaj pandemie, tregojnë vlerat e larta që janë në zemër të BE-së. kemi bërë një vlerësim të thellë të nevojave, jemi në një moment për hapjen e kujdesshëm,e është shumë e rëndësishme për të rritur vigjilencë, për të ruajtur personelin shëndetësor. Do të ketë edhe dërgesa të tjera. Tani që masat do të relaksohen, do të kenë më shumë nevojë që sistemi i personelit mjekësor për të qenë brenda protokolle”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Afrika e Jugut teston efektet e vaksinës së tuberkulozit kundër COVID-19
Previous article "GOMARI HYRI NË VRESHTA DHE MË DËMTOI..."/ si nisi sherri mes vëllezërve në Tiranë. Dhunohen me dru e leva, arrestohet njëri (DETAJET)

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT