• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBËRRIN AVIONI I TRETË ME 59 PASAGJERË/ Deri më tani në Shqipëri janë strehuar 275 afganë
Home
Breaking News

MBËRRIN AVIONI I TRETË ME 59 PASAGJERË/ Deri më tani në Shqipëri janë strehuar 275 afganë

28 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth orës 01:15 ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me qytetarët afganë. Top Channel ka mësuar se me avionin e tretë kanë ardhur 59 pasagjerë.

Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Edhe ky grup afganësh zbritën në aeroportin e Rinasit nga një avion civil.

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 275 qytetarë afganë në total. Dje në orën 03:20 me avionin e parë zbritën në tokën shqiptare 121 afganë, ndërsa rreth orës 23:30 zbriti avioni i dytë me 95 afganë dhe sot rreth orës 01:15 zbriti avioni i tretë me 59 qytetarë afganë. Sipas raportimeve të bëra deri tani 13 prej afganëve të mbërritur janë foshnja.

Pas mbërritjes së afganëve reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ai në një postim në facebook shkruan se deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

Ndërkohë në një prononcim të shkurtër, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dha detaje rreth afganëve që mbërritën sot në Shqipëri. Ajo tha se shumica janë studentë dhe gra të zëshme të shoqërisë civile në Afganistan të cilave u rrezikohet jeta nga talibanët.

Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë deri në momentin që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKODRA I BËN NDERIMET E FUNDIT/ Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë kortezh në nderim të dirigjentit Kujtim Alija
Previous article KONTROLLE TË RREPTA NË TIRANË/ Policia arreston 12 shoferë, 8 për në gjendje të dehur 4 pa leje drejtimi

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN LUSHNJE-TIRANË/ Benz-i përplas për vdekje të riun (EMRI)

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët Aktualitet

FOTOLAJM/ Momenti kur Kryeministria u rrethua nga qytetarët

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT