Mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 11700 doza të vaksinës Pfizer.
Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se nga dozat e ardhura sot , 7020 vaksina janë nga kontrata që qeveria ka me kompaninë Pfizer dhe pjesë tjetër prej 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për mbështetjen ndaj pandemisë.



