Gjykata e Rrethit të Beratit, vendosi sot të quajë të ligjshëm arrestimin e Admir Duro i cili mbajti peng djalin e tij 17-vjecar Albert Duro në banesë, dhe vendosi ndaj tij masën e “arrestit me burg”. Në emër të organit të akuzës, Olgert Rumnici, i kërkoi gjykatës cilësimin si të ligjshëm te arrestimit të 42-vjecarit dhe caktimin e masës se sigurisë “arrest me burg”, ndonëse pala mbrojtëse kërkoi cilësimin e arrestimit si të paligjshëm dhe caktimin e një mase me të lehte sigurie për shkak të gjendjes se tij të rendë të shëndetit mendor, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa.
Në sallën e gjyqit, Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykate që dëshmojnë problemet e tij mendore. 42-vjecari akuzohet tashme për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë ne lagjen “30 Vjetori”, ku 42-vjecari mbajti peng për orë të tëra djalin e tij, 17-vjecar nga frika se mos e braktiste. Me pas ai hipi në soletën e pallatit ku për me shume se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, i goditi me sopat dhe hodhi tjegulla ne drejtim te tyre, duke lënduar dy uniforma blu. Pas arrestimit ai qëndroi ne spitalin e Beratit dhe u përball sot me gjykatën, në seancën e parë në ngarkim të tij.
Mbajti peng djalin e tij dhe kundërshtoi policinë, burg pa afat për babain
Mbajti peng djalin e tij dhe kundërshtoi policinë, burg pa afat për babain, momenti kur del nga gjykata
Gepostet von BalkanWeb am Dienstag, 26. Juni 2018


