Dy persona ka përfunduar në pranga në qytetin e Fierit pas kontrollit të policisë.
Të rinjtë me inicialet M.D e E.V, përkatësisht 26 dhe 27 vjeç, të dy banues në Fier, gjatë një kontrolli fizik nga policia në lagjen “Apollonia” iu është gjetur dhe sekuestruar 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu, nga kontrolli i mjetit të shtetasit E.V u gjet dhe një dozë tjetër lëndë narkotike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 21.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit M.D., dhe E.V., vjeç 26 e 27, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, nga kontrolli fizik i M.D., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa. Ndërsa nga kontrolli i mjetit tip “Seat” në pronësi të E.V., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, po 1 dozë lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.


