• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBANI LARG DEPRESIONIN/ Ja ushqimet që duhen konsumuar për një mendje të mprehtë dhe të qetë
Home
Shëndet

MBANI LARG DEPRESIONIN/ Ja ushqimet që duhen konsumuar për një mendje të mprehtë dhe të qetë

27 February, 2021 s.autor Shëndet

Emocionet tona shpesh na nxisin të zgjedhim ushqim jo të shëndetshëm. Siç mund ta keni vënë re, kur jeni të trishtuar, të stresuar apo mërzitur, këmbët ju çojnë vetë drejt ushqimeve të shpejta, sufllaqeve, mishrave apo ëmbëlsirave. Emocionet kanë nevojë për ushqim.

Sa më shumë ushqime të këqija të hani, aq më shumë do të dëshironi, duke u futur pa dashje në një rreth vicioz emocionesh dhe zgjedhjesh të këqija.

Një studim i publikuar në revistën Clinical Psycology, zbuloi së fundmi një lidhje mes depresionit dhe obezitetit.

Kjo lidhje është më e fortë si pasojë e hormoneve dhe ndryshimeve psikologjike që ndodhin tek sistemi imunitar kur godet depresioni.

Sipas studimit, njerëzit që janë obezë janë më të prirur të jenë depresivë dhe anasjelltas.

Hapi i parë që duhet hedhur në këtë drejtim është drejt ushqimeve të duhura.

Ushqimet e pasura me sheqer, yndyrë, kripë dhe karbohidrate të ndryshojnë humorin për mirë vetëm për pak minuta.

Më pas, ato e përkeqësojnë humorin.

Lakrat e egra si pazia, laboti etj, janë të pasura me vitaminë K dhe magnez.

Mungesa e këtij minerali ul nivelet e serotoninës, një transmetues nervor që përmirëson humorin.

Një racion me lakra të egra të gatuara plotëson 35 përqind të nevojës ditore për magnez.

Peshku ton dhe mishi i pulës janë të pasura me amino acide.

Këto të fundit ju bëjnë më mendjemprehtë dhe më të përqendruar.

Në momentet që duhet të jeni të përqendruar dhe mendjekthjellët, atëherë hani mishin e gjelit të detit.

Arrat janë të pasura me amino acide, mungesa e të cilëve shkakton depresion.

Këto amino acide gjenden edhe tek peshqit dhe sipas studimeve njerëzit që nuk hanë shumë peshq janë më të rrezikuar nga depresioni.

Kokoshkat konsiderohen një karbohidrat kompleks me një nivel të ulët glicemie dhe që ruan nivelet e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin.

Në momentin që kokoshkat përzihen me yndyrë, sheqer apo kripë, përfitimet e kokoshkave nuk vlejnë më.

Gjiza përmban triptofan dhe amino acide që përmirësojnë nivelet e serotoninës.

Mungesa e serotoninës e vështirëson përballjen e trurit me stresin.

Bananet janë të pasura me magnez, kalium dhe vitaminë B6.

Kaliumi i bën mirë zemrës, veshkave, muskujve dhe sistemit tretës.

Trupi është i mbushur me baktere.

Probiotikët janë substanca që gjenden tek kosi i shtëpisë të cilët kultivojnë bakteret e shëndetshme në sistemin tretës.

Bakteri lactobacillus në veçanti është shumë i dobishëm për organizmin.

Ngrënia e kosit rekomandohet kundër ankthit dhe nervozizmit./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financiare për Covid-19
Previous article NDIZET KLASIKJA, SPEKTAKËL NË "LORO BORIÇI"/ Penallti dhe goditje dënimi, dy gola për gjashtë minuta

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT