• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBAJTI PENG DHE SHFRYTËZOI SI PROSTITUTË TË RENË/ Merr fund arratia e 33-vjeçarit në Fier, si u zbulua ngjarja
Home
Aktualitet
Kronikë

MBAJTI PENG DHE SHFRYTËZOI SI PROSTITUTË TË RENË/ Merr fund arratia e 33-vjeçarit në Fier, si u zbulua ngjarja

2 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka marrë fund arratia e 33-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim për shfrytëzimin e një 24-vjeçareje për prostitucion.

Organizatori me iniciale A. M., banues në Fier, së bashku me tre shtetase, mes tyre një e mitur, i kanë hequr për dy muaj lirinë të resë nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Imponimi”.

Brenda tre ditëve nga shpallja në kërkim, kapet dhe vihet në pranga organizatori i veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.

I ndaluari, së bashku me 3 shtetase të arrestuara gjatë operacionit “Imponimi”, dhunoi një 24-vjeçare dhe i hoqi asaj lirinë, për 2 muaj, duke e detyruar që të ushtronte prostitucion.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imponimi”, me qëllim lokalizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar kryesor, të një rasti të shfrytëzimit për prostitucion, si dhe me mbështetje nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga brenda tre ditësh nga shpallja në kërkim, shtetasin:

-A. M., 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imponimi”, të zhvilluar tre ditë më parë, rezultoi se 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "MCGONIGAL"/ Xhaçka: Opozitës i kanë shteruar idetë. S’di më të sjellë alternativa...
Previous article "E KAM RRAHUR NJËHERË"/ Flet fqinji i Dan Hutrës: Kisha frikë të dilja, mendova do më vriste edhe mua

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT