• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBAJTI KRAHUN E BERISHËS/ Oerd Bylykbashi: Mua nuk më përzë dot askush nga PD. Basha do harrohet…
Home
Politikë

MBAJTI KRAHUN E BERISHËS/ Oerd Bylykbashi: Mua nuk më përzë dot askush nga PD. Basha do harrohet…

5 October, 2021 s.autor Politikë

Deputeti Oerd Bylykbashi është një nga anëtarët e grupit parlamentar të PD-së që është rreshtuar hapur në krahun e Sali Berishës në çarjen që ka pësuar e djathta, pasi Lulzim Basha përjashtoi ish-kryeministrin.

E ndërsa lideri demokrat i hoqi drejtimin e reformave zgjedhore duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibajn, a i trembet Bylykbashi ndonjë lëvizje tjetër?

“Askush nuk më nxjerr dot mua nga PD, as nga grupi parlamentar, pasi një kryetar nuk e ka të drejtë për të marrë këto vendime, ajo që e zgjidh këtë punë është kutia e votimit” tha ai. Ai shtoi se “Ne do të jemi aty, ne jemi të gjithë në PD” tha ai në “LOG”.

Përpos vendimit për përjashtimin e Sali Berishës, Bylykbashi kishte edhe një tjetër kritikë për Lulzim Bashën. “Ne kemi të gjithë ekzekutivin e partisë në kundërshtim me statutin” tha ai.

Por duke mbajtur krahun e ish-kryeministrit, a mendon Bylykbashi se do të etiketohet si anti-amerikan? “Unë kam raporte shumë të mira me ta (SHBA). Ne kemi diskutuar, kjo është një çështje, debati me demokracinë brenda partisë.

Janë goxha të vëmendshëm në këtë aspekt. E vetmja që do ta zgjidhë në mënyrë të paqtë është kutia e votimit” tha ai, duke qenë dakord me kërkesën e Sali Berishës për mbledhjen e forumeve të partisë për vendimmarrje.

Bylykbashi u shpreh se PD duhet të kërkonte transparencën e fakteve në lidhje me shpalljen non grata të Sali Berishës . Sipas tij në rast se nga partia do largohej Berisha, kjo do ishte me pasoja të mëdha, ndërsa çdo person tjetër mund të zëvendësohet.

“Unë besoj që PD bënte mirë ashtu si e kam dëgjuar zotin Basha të thotë, që të kërkojë transparencën e fakteve. Ta mbrojë zotin Berisha si trashëgimi politike. Është çështja e zotit Berisha që ai duhet t’i dalë përpara. Unë nuk e di sa do funksionojë, dhe çfarë juridiksioni ka ajo gjykatë ku është drejtuar zoti Berisha.

Por unë e shoh në aspektin politik. Unë jam politikan që me gjithë kontributin modest në PD, ajo që më dhemb është PD së pari. Në rastin e ikjes së zotit Berisha pasoja është më madhja. Ndërsa për këdo tjetër nga Lulzim Basha deri te të tjerët ne do zëvendësohemi, harrohemi.

Unë jam për atë, së pari, partitë duhet të jenë parti me funksionim demokratik. 30 vite pasi ra komunizmit, unë besoj që nuk do i isha bashkuar PD në rast se gjatë eksperiencës time në kabinet nuk do kisha perceptuar hapësira të mjaftueshme.

Nëse ajo është përkeqësuar në këto vite, Berisha ka përgjegjësi. Unë jam në krah të demokracisë. Këtë e ofron zbatimi i statutit. Ne kemi problem moszbatimin e statutit. Kemi një problem demokracie brenda partisë. Nuk më duket që vjen nga Berisha, por edhe ai është aty. Lëvizja e zotit Kadilli tregon disa grupime. Vendimi i fundit i Bashës ka çuar në çarje të partisë”, u shpreh Bylykbashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DËGJOVA DY KRISMA"/ Bariu rrëfen se çfarë ndodhi pas rrëzimit të avionit në Kelmend: Pashë një grua dhe dy burra, futën gjëra...
Previous article ATENTATI QË TRONDITI ELBASANIN U POROSIT NGA DUBAI/ ZBULOHEN lidhjet e viktimave me vrasjet e bujshme në qytet

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT