• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBAJTËM PREMTIMIN/ Manastirliu në Mallakastër: Fratari me qendër të re shëndetësore
Home
Aktualitet

MBAJTËM PREMTIMIN/ Manastirliu në Mallakastër: Fratari me qendër të re shëndetësore

11 September, 2019 k.autor Aktualitet

Hapet qendra e re shëndetësore Fratar në Bashkinë Mallakastër, e rehabilituar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga deputeti i zonës Ismet Beqiraj dhe kryetari i bashkisë Qerim Ismailaj, u shpreh se kjo qendër do të ofrojë shërbime me standarde të larta për 8,000 banorët e Fratarit dhe zonat përreth, duke përmbushur një premtim të dhënë për komunitetin gjatë procesit të llogaridhënies.

“Kemi qenë këtu 1 vit më parë dhe kemi parë nga afër se në çfarë kushtesh ishte qendra shëndetësore dhe ju si komunitet e keni ngritur këtë shqetësim. Komuniteti i Fratarit me rreth 8000 banorë tashmë do të marrë shërbime të kujdesit shëndetësor në një qendër me standarde të larta. Jam e kënaqur që mjekët, infermierët në këtë qendër do të punojnë në kushte shumë të mira dhe do të ofrojnë shërbime dinjitoze për komunitetin”, tha Manastirliu.

 

Duke bërë me dije se brenda vitit do të rehabilitohen edhe 100 qendra të tjera shëndetësore dhe 120 të tjera në vitin 2020, Manastirliu theksoi se Qendra shëndetësore Fratar ofron shërbim 24 orë duke ofruar një standard të njëjtë si në qytet ashtu edhë në fshat.

“Qendra shëndetësore Fratar është një qendër me shërbim 24 orë. Standardi që ne po aplikojmë është i njëjtë qoftë në qytet, qoftë në fshat. 80 qendra shëndetësore që kanë përfunduar, 100 qendra shëndetësore që janë duke u rehabilituar këtë vit dhe 120 qendra shëndetësore të tjera që planifikohen për vitin 2020 do të përmbushin premtimin tonë”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLATFORMA"/ Rama kritika deputetëve, kryebashkiakëve e drejtorëve për "bashkëqeverisjen" me qytetarët (VIDEO)
Previous article BASHA NJË ORË NË ZYRËN E METËS/ Sot Presidenti konferencë për mediat në 17:00: I hapur për çdo pyetje

k.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT