• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBAJTA PREMTIMIN/ Veliaj: Punimet në Rrugën e Elbasanit përfundojnë brenda 15 shtatorit
Home
Aktualitet

MBAJTA PREMTIMIN/ Veliaj: Punimet në Rrugën e Elbasanit përfundojnë brenda 15 shtatorit

27 August, 2019 k.autor Aktualitet

Punimet në rrugën e Elbasanit do të përfundojnë brenda 15-shtatorit. Rruga “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2 dhe dy degëzimet e saj, po shtrohen me asfalt, trotuare dhe ndriçim LED, kanalizime të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, sistemimi i linjave të internet-telefonisë, krahasuar me rrugën me gropa e pa ndriçim të disa kohëve më parë. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve, në mënyrë që stina e shirave ta gjejë rrugën të përfunduar. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe tha se është një premtim i mbajtur për banorët e lagjes.

“Vërtet është gusht, vapë, por kam qenë këtu në fushatë dhe kemi premtuar se Rr. “Kadri Kërçiku” do të bëhej këtë vit, ndaj nuk ka shans të mos bëhet këtë vit. Është një lagje e ndërmjetme, midis Rrugës së Elbasanit, që është një aks kryesor, dhe “Qytetit Studenti”. Duke ndërhyrë në të gjitha hapësirat rreth “Qytetit Studenti”, bëhemi gati për masterplanin, që banorët të mos ndihen si të mbetur pasdore, kur qeveria dhe bashkia të fokusohet tek ‘Qyteti Studenti’”, tha Veliaj.

Sipas tij, investimi përveç banorëve të përhershëm do t’i shërbejë edhe studentëve, të cilët në të shumtën e rasteve gjatë pushimeve apo pas mbarimit të universitetit, strehohen në këtë lagje. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës edhe në këtë investim po ruan të njëjtin standard sa i përket cilësisë së punimeve, ashtu si në shumë investime të tjera të rëndësishme në Tiranë.

Veliaj u bëri thirrje prindërve që të respektojnë udhëzimet dhe fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollat më të afërta, pasi kështu shmanget mbipopullimi në klasa dhe trafiku i mëngjesit.  “Dua t’u bëj thirrje banorëve të Njësisë 2 dhe njësive të tjera, që secili të regjistrohet tek njësia e tij. Duke shkuar nga 2-shi tek 3-shi, nga 3-shi tek 4, në fakt bëhemi palë-palë me njeri-tjetrin dhe shkarkojmë një stres të panevojshëm. Thirrja për të gjithë banorët është: Respektoni udhëzimet e njësisë, në shkollën më të afërt! Fatmirësisht jemi duke punuar në shkollat e çdo njësie; pra, punojmë tek “Mihal Grameno”, është mbaruar shkolla “Kosova”, shkolla e Baletit, dhe nuk ka asnjë arsye pse të dyndemi nëpër njësitë e tjera”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se brenda tetorit, kur studentët të kthehen në Tiranë, do ketë përfunduar edhe rikonstruksioni i 3 konvikteve të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO VUAJ NGA ANKTHI DHE DEPRESIONI"/ Sara HOXHA në një RRËFIM të sinqertë (FOTO)
Previous article INVESTIMI I RI NË BERAT/ 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për mbi 24 mijë banorë

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT