• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MBAHEJ NË BURG PADREJTËSISHT NGA…”/ Një shqiptar vret veten në një burg në Francë (VIDEO)
Home
Breaking News

“MBAHEJ NË BURG PADREJTËSISHT NGA…”/ Një shqiptar vret veten në një burg në Francë (VIDEO)

9 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg në Francë. Kështu shkruajnë shqiptarët që ndodhen në burgun ‘La Talaurdiere’ Saint Etienne, Francë. Sipas tyre, ditën e djeshme një shqiptar i ka dhënë fund jetës. Shqiptari është me inicialet L. M., baba i 2 fëmijëve.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/02/rtf9hmxbgjdNUKRplEwg_09_9f06afdc25ef226efd0c7a9386c3b6d5_video_360p_converted.mp4

Denoncimi i plotë i shqiptarëve nga Franca:

Ne qe ju shkruajme jemi nje grup i madh shqiptaresh nga burgu ‘La Talaurdiere’ Saint Etienne, France. Sot ne kete burg ka vrare veten nje shqiptar, L. M. Ishte vetem 46 vjec dhe baba i dy femijeve.

Ndodhej ketu prej 4 muajsh dhe mbahej ne burg padrejtesisht, megjithese nuk kishte prova e fakte kunder tij. Gjithmone e kemi ditur qe greket jane racista , por francezet ju a kalojne dhe atyre per racizem. Jetojme ne nje burg me kushte mizerabel, lageshti, pa ngrohje dhe me ushqim qe as vendet e botes se 3 nuk e hane.

Shumicen e rasteve ushqimi nuk del per te gjithe te burgosurit dhe shumica e tyre ngelen pa ngrene. Duhet te presim diten tjeter qe te shuajme urine.

Punojme gjithe diten si skllever dhe si perfundim as rrogen nuk na e japin te plote sipas rregullave. Nga rroga qe punojme, na mbajne leket per qera (dhomen e burgut), uje, energji elektrike dhe ushqim. Me leket e rroges se paket qe marrim mundohemi te blejme ushqime vet, por edhe ato na I shesin shume here me shtrenjt nga cmimi real I tyre dhe per me teper na I vonojne pafund.

Sikur te mos mjaftonin keto racizmi nga ana e gardianeve dhe punonjesve te tjere francez eshte ne kulm. Na percmojne dhe trajtojne shume keq.

Ketu te fusin ne burg padrejtesisht, I zgjasin hetimet pafund dhe te trajtojne si kafsh dhe jo si qenie njerezore . Me sjelljen e tyre dhe kushtet e veshtira te jeteses e zhveshin njeriun nga shpresa dhe dinjiteti , te marrin jeten dhe te shtyjne ne ‘vetevrasje’.

Shoku yne Liman Meta ishte I ri, kishte familje, dy femije qe e prisnin dhe nuk kishte arsye te vriste veten. Sot ne mengjes kur e takuam ishte I qete dhe I qeshur si gjithe ditet e tjera.

Me pare kishte pasur probleme me gardianet te cilet e kane rrahur disa here dhe te gjithe ketu dyshojne qe e kane vrare, dhe jo qe ka vrare veten.

Ju lutemi te interesoheni per fatin e tij dhe te gjithe shqiptareve te cilet vuajne denimet ne burgjet jashte Shqiprise, ku na trajtojne ne kushte cnjerezore.

Pas kesaj qe ndodhi asnje nga ne nuk e kane marre ne pyetje per te marr ndonje te dhene apo informacion per shokun tone.

Nuk kemi ku te drejtohemi tjeter per fatin tone sepse deri tani as drejtesia dhe as Ambasada Shqiptare ska ndermarre asnje veprim per kete rast. Ambasada jone nuk ka reaguar as kur familjaret tane kane shkruar letra per shqetesimet dhe padrejtesite qe na behen duke na lene si gjithmone ne meshire te fatit.

Me respekt Shqiptaret e burgut ‘ La Talaurdiere’ Saint Etienne, France.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOIZY DHE ORIOLA KANË BËRË PAQE? Ky veprim i modeles tregon gjithçka (FOTO)
Previous article I QUAJTI TË BIJËN PLAKUSHE/ Sabiani i "përvishet" komentueses: Kujdes se del me humbje...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT