Theresa May do mbajë sot fjalën e fundit para deputetëve para se Boris Johnson të marrë postin e kryeministrit.
Më vonë, May do të mbajë një fjalim lamtumire në Downing Street dhe do të udhëtojë në Buckingham Palace për t’i dorëzuar dorëheqjen Mbretëreshës.
Johnson më pas do mbajë fjalimin e tij të parë si kryeministër dhe do fillojë shpalljen e posteve më të larta të kabinetit.
Ai pritet të rrisë numrin e grave në pozita në kabinet dhe të rrisë përfaqësimin e pakicave etnike.
Ish-kryebashkiaku i Londrës fitoi kundër sekretarit të jashtëm Jeremy Hunt marrë 66.4% të votave.
Ndërsa vazhdojnë bisedimet mes Hunt dhe Johnson për rolin e ardhshëm të sekretarit të jashtëm.


