• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MATURANTËT KËSHILLOHEN PËR MARRIERËN/ Nxënësit orientohen drejt profesioneve që sigurojnë punësimin
Home
Nderkombetare

MATURANTËT KËSHILLOHEN PËR MARRIERËN/ Nxënësit orientohen drejt profesioneve që sigurojnë punësimin

20 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Në gjimnazet e vendit, krahas përgatitjeve për provimet e maturës, po vijojnë edhe seancat e këshillimit për orientimin drejt karrierës.

Maturantët e vlerësojnë këtë proces si tepër efektiv, por për ta, veçanërisht i rëndësishëm mbetet komunikimi i vazhdueshëm dhe mbështetja për të ndjekur profesione që lidhen me dëshirat dhe zgjedhjet e tyre personale.

“Është një hallkë kryesore apo faktor kyç. Këtë vit kam qenë shumë e dyzuar. Kanë qenë ndikues për faktin që duhej të zgjidhja një profesion që aktualisht ka treg pune, qoftë për Shqipërinë por edhe qoftë jashtë vendit. Herë pas here kemi bërë takime me ish-nxënës tanë, specialistë të fushave të ndryshme”, u shpreh një nxënëse

“Më shumë mendoj na ndihmojnë të gjejmë pikën ku duam të arrijmë, jo të ndryshojnë idetë tona. Shohin kërkesat tona dhe na ndihmojnë”, tha një tjetër.

Për ekspertët, një këshillues i mirë karriere duhet të ekuilibrojë me kujdes pasionet e të rinjve me realitetin e tregut të punës.

“Këshillimi i karrierës është vendimtar për karrierën e të gjithëve. Është një shërbim që duhet të funksionojë shumë shëndetshëm në çdo shoqëri. Ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ofrojë një shërbim të ngritur cilësisht. Është një shërbim delikat; me pak mungesë profesionalizmi mund të dëmtohet e ardhmja e individit, familjes, por edhe e shoqërisë. Kështu që vëmendje për të formuar mirë specialistët që do të ofrojnë shërbimin. Tregu i punës do të ndryshojë aq shumë dhe në një formë aq dinamike, sa që nuk ka më profesione të preferuara. Duhet vëmendje maksimale përkundrejt aftësive dhe interesave”, tha Nada Kallçiu, eksperte arsimi.

Ndaj, thekson Kallçiu, është e rëndësishme që strukturat përkatëse të garantojnë cilësi dhe përkushtim në këtë shërbim, në mënyrë që çdo nxënës të ndihet i orientuar, i dëgjuar dhe i motivuar për të ndjekur rrugën që i përshtatet më mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ Atentati në Lezhë, makina u vodh në Peqin. Babai i Roan Brahimit u qëllua sapo doli në verandë
Previous article PROTESTAT ANTI-TRUMP NË SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve, në shënjestër edhe Elon Musk

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT