• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Matura Shtetërore/ Studentët e pakënaqur, 2 ditë afat për të kërkuar tezën. Rregullat që duhet të dini
Home
Sociale

Matura Shtetërore/ Studentët e pakënaqur, 2 ditë afat për të kërkuar tezën. Rregullat që duhet të dini

26 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Maturantët e pakënaqur me rezultatin në dy provimet e para, Gjuhë e huaj dhe Letërsi, kanë të drejtë të kërkojnë fletën e korrigjuar të testit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka shpallur dje një njoftim, ku bën me dije se maturantët që kontestojnë vlerësimin, mund të kërkojnë fotokopjen e testit me anë të një kërkese në shkollë brenda dy ditëve të fundit.

“Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2018, çdo nxënës maturant/kandidat që kërkon fotokopjen e testeve të Maturës për provimet D1 dhe D3, duhet të paraqesë kërkesën në shkollë brenda datës 27.06.2018. DAR/ ZA mbledh kërkesat për fotokopje nga çdo shkollë dhe i dorëzon ato në QSHA brenda datës 28.06.2018”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, e cila bën me dije afatin e kërkesës, por jo datën se kur maturantët, tashmë kandidatë për në universitete, do të marrin përgjigje.

Por, rregullorja e Maturës Shtetërore njeh të drejtën e maturantëve për të kërkuar thjesht tezën e korrigjuar, por e bën të qartë që nuk do të ketë rivlerësim, ashtu si vitet e kaluara.

“Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve. Nuk ka rivlerësim të testit”, citohet në nenin 24 “Detyrat dhe të drejtat e maturantit/kandidatit. Arsyetimi i QSHAsë është i njëjtë. Kalimi në disa duar vlerësimi eliminon kategorikisht marzhin e gabimit.

Në bazë të rregullores, çdo fletë testi i nënshtrohet një korrigjimi të dyfishtë, të pavarur nga njëri-tjetri. Në fund të çdo dite vlerësimi, ata rakordojnë pikët që kanë dhënë për secilin. Në rastet kur ka mospërputhje, është një vlerësues i tretë që bën vlerësimin përfundimtar. Pikët për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në tabelën përmbledhëse në faqen e parë të tij, nënshkruar nga të gjithë vlerësuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kërkohet si vrasës me pagesë në Shqipëri, 35-vjeçari prej dy vitesh në burg në Kosovë
Previous article Historia e dhimbshme e 40 vjeçarit/ Humbi kujtesën në aksident, tani bën foto për të kujtuar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT