• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kërkohet si vrasës me pagesë në Shqipëri, 35-vjeçari prej dy vitesh në burg në Kosovë
Home
Aktualitet
Kronikë

Kërkohet si vrasës me pagesë në Shqipëri, 35-vjeçari prej dy vitesh në burg në Kosovë

26 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Ahmet Ajeti, 35-vjeç nga Torina e Lipjanit është arrestuar shumë kohë më parë nga Policia e Kosovës, pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet në Shqipëri me dyshimin për vrasje me pagesë të kryer në vitin 2016.

Por, pavarësisht arrestimit, ai ende nuk është ekstraduar në Republikën e Shqipërisë për tu përballur me Gjykatën, raporton Indeksonline.

Krejt kjo vonesë, sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë pasi i akuzuari Ajeti ka ushtruar padi ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradim.
Indeksonline ka kontaktuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për të marrë informacione në lidhje me këtë rast, mirëpo të njëjtit kanë sugjeruar që pyetjet t’i adresohen Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi që sipas informatave të fundit që ata kanë marrë, procedura në lidhje me këtë çështje është ende në zhvillim.

E në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë konfirmuar se autoritetet në Shqipëri kanë kërkuar ekstradimin e Ajetit me 16 maj 2017 dhe ishte lejuar ekstradimi i tij, por për shkak të një padie që i akuzuari ka parashtruar kundër MD-së, rasti ende mbetet i hapur.

“Gjykata Themelore në Prishtinë me Aktvendimin, NjN.nr.1/16, ka lejuar ekstradimin e të njëjtit për në Republikën e Shqipërisë, por i njëjti pastaj ka bërë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradim”, ka deklaruar për Indeksonline, Mirlinda Gashi, Zyrtare për Informim në GjThP.

Ajo ndër të tjera thotë se aktualisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë – në Departamentin për Çështje Administrative ka përfunduar procedura lidhur me këtë çështje dhe tani është duke u bërë përpilimi i aktgjykimit./Indeksonline/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Era Istrefi 'braktis' Amerikën për Shqipërinë, zbuloni pse
Previous article Matura Shtetërore/ Studentët e pakënaqur, 2 ditë afat për të kërkuar tezën. Rregullat që duhet të dini

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT