• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASKOHEJ SI REFUGJAT UKRAINAS/ Gjykata e Tiranës i jep “OK” ekstradimit në Gjermani të trafikantit të drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

MASKOHEJ SI REFUGJAT UKRAINAS/ Gjykata e Tiranës i jep “OK” ekstradimit në Gjermani të trafikantit të drogës

9 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës i dha dritën jeshile ekstradimit në Gjermani të një 33-vjeçari të shumëkërkuar si trafikant droge, i arrestuar në Rinas në mars të këtij viti, teksa maskohej si refugjat ukrainas.

Samet Durmus, alias Rizvan Farkandinov, do të vihet në dispozicion të drejtësisë gjermane, e cila ka lëshuar dy urdhra-arresti ndërkombëtar ndaj tij. Referuar akteve të përcjella nga pala gjermane, rezulton se Durmus ose Farkandinov ka qenë pjesëmarrës në një organizatë kriminale, që kishte për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike në Gjermani në vitin 2002.

Ai dyshohet të jetë përfshirë në 36 episode kriminale. Masat e sigurisë “arrest në burg” janë caktuar ndaj tij nga Gjykata e Shtutgartit, i pari në vitin 2021 dhe i dyti në maj 2022, pas prangosjes së tij në Shqipëri.

Për të dy urdhrat, pala shqiptare ka lejuar ekstradimin e tij. Në seancën e fundit gjyqësore, Durmus ka shprehur pëlqim për ekstradimin, duke kërkuar të ishte sa më shpejt pranë familjes së tij në Gjermani.

33-vjeçari i lindur në Krime u arrestua teksa po kalonte tranzit në Rinas drejt Gjermanisë. Ndonëse paraqiti para autoriteteve dokumente me identitetin fals ukrainas Rizvan Farkandiov, ai u tradhtua nga gjurmët e gishtave, që rezultuan të njëjta me ato të Durmus, i kërkuar ndërkombëtarisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Kiara Tito shfaqet duke qarë, ja shkaku (VIDEO)
Previous article 5 VITE MË PARË ISHTE FIGURANTE NË KLIPIN E YLL LIMANIT/ Del video e Loredanës para se të bëhej e njohur

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT