• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASKAT DETYRIM NË ÇDO AMBIENT/ Sivla Bino: Vendim që vjen në kohën e duhur. Përdorni maskat prej tekstili, përjashtim…
Home
Breaking News

MASKAT DETYRIM NË ÇDO AMBIENT/ Sivla Bino: Vendim që vjen në kohën e duhur. Përdorni maskat prej tekstili, përjashtim…

13 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vendimi për të mbajtur maskën në çdo ambient përveç shtëpisë është konsideruar mëse i drejtë nga Silva Bino përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Bino shkruan se ky vendim vjen në kohën e duhur, pasi kemi shumë fakte që tregojnë se sa e rëndësishme është përdorimi i maskës në mjedise mbyllura dhe të hapura për parandalimin e përhapjes së Covid.

“Mendoj që vendimi vjen në kohën e duhur pasi sot kemi shumë më tepër fakte dhe të dhena nga bota, por edhe nga eksperienca tonë që tregojnë për rëndesinë e përdorimit të maskës në mjedise mbyllura dhe të hapura në drejtim të parandalimit të përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës nuk përjashton distancimin fizik, por vërehet se distancimi fizik nuk ruhet përherë njerëzit takohen, qëndrojnë shpesh afër, pa kuptuar e ruajtur atë“, shkrun Bino, e cila më tej thekson se njerëzit flasin me njëri -tjetrin në rrugë, në zyra, apo jashtë shtëpisë, dhe kështu mund të ndodhë transmetimi.

“Njerëzit flasin me njëri -tjetrin në rrugë, shkojnë në zyra apo mjedise të tjera jashtë banesës ku mund të ndodhë transmetimi. Pasi transmetimi ndodh jo vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet sidomos me zë të lartë, kur këndon, merr frymë etj, pra mbajtja e maskës është një mjet i rëndesishem që pengon jo vetëm trasnmetimin e virusit nga një person që mund të jetë i sëmurë, por edhe parandalon marjen e këtij infeksioni nga personi tjetër. Këto janë të dhena që disponohen sot nga shumë studime”, shton më tej ajo.

Duke qenë se maska tashmë do të përdoret pothuajse gjatë gjithë ditës, Bino thekson se duhet të përdoren maskat kirurgjikale.

“Kemi maskat kirurgjikale, por dhe maskat mbrojtëse prej tekstili të cilat duhet të kenë dy ose më shumë shtresa, lejojnë frymëmarjen dhe lahen e hekurosen dhe nuk kanë kosto, por që kanë treguar mbrojtje shumë të mirë”, nënvizon Bino.

Për fëmijët nën një moshë të caktuar, persona të cilët kanë prapambetje mendore dhe nuk dinë ta vendosin apo heqin maskën apo persona që kryejnë aktivitet fizik nuk mund ta mbajnë maskën gjatë aktivitetit fizik.

“Natyrisht fëmijët nën një moshë të caktuar, persona të cilët kanë prapambetje mendore dhe nuk dinë të vendosin apo heqin maskën, apo persona që kryejnë aktivitet fizik nuk mund ta mbajnë gjatë aktivitetit fizik, përshembull vrapit apo kur i japim biçikletës apo gjatë futbollit si dhe te tjerë. Po ashtu kur hamë dhe pimë nuk mund të kemi maskë, por midis këtyre veprimeve maska duhet të mbahet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Digjitalizim, për më shumë akses në arsim
Previous article SHOKUESE/ Mësuesi deh nxënësin e mitur e më pas e përdhunon, gjykata i jep dënimin "qesharak"

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT