Skemat e mashtrimit janë kthyer në një fenomen real shqetësues në kryeqytet, aq më tepër kur bëhet fjalë për vajza të reja që për përfitime parash përfundojnë pas hekurave.
Kujtojmë këtu një nga rastet e bujshme të Olesia Dukës, stomatologes “seksi” që mashtronte klientët e saj.
Rasti i fundit është i një agjencia turistike që nën drejtim të Marina Tashos, merrte para nga klientët dhe kur vinte data për tu nisur, agjencia “zhdukej”.
AlpeNews.al mëson se Marina Maze (Tasho) është e reja mëposhtë:
“Tasho’s Travel Agency” operonte në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet. Zyrat e kësaj agjensie ka disa ditë që janë mbyllur. Pronarja e saj, Marina Maze (Tasho) u arrestua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe fshehje të të ardhurave.
Axhensia Tasho’s
Pas kallzimeve të qytetarëve dhe hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe krimit ekonomiko-financiar në polici, ka rezultuar se kjo agjensi udhëtimesh ka abuzuar me klientët, të cilët, të joshur nga ofertat e favorshme, prenotonin udhëtime duke paguar edhe paratë, por më pas, kur janë paraqitur në zyrën e agjencisë, e kanë gjetur të mbyllur dhe askush nuk u përgjigjej as në telefon.
Grupe të organizuara turistësh që do udhëtonin në Amsterdam paguan 2800 euro, por kur u afrua data, agjencia ishte zhdukur.
Qytetarë të tjerë kanë depozituar kallëzim se janë demtuar në vlerën 1600 euro për 4 bileta në Dubai dhe për 2 bileta për në Berlin, në vlerën e 376 mijë lekëve.
Pre’ e mashtrimit ka rënë edhe një shtetase e cila ka prenotuar 17 bileta për në Amerikë.
Përgatiti :AlpeNews.al




