• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRONTE ME BILETAT TURISTIKE/ Kapet drejtuesja e agjencisë në Tiranë. Merrte lekët dhe ZHDUKEJ
Home
Sociale

MASHTRONTE ME BILETAT TURISTIKE/ Kapet drejtuesja e agjencisë në Tiranë. Merrte lekët dhe ZHDUKEJ

26 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Top Channel ka denoncuar që në pranverë mashtrimet e disa agjensive turistike, por mesa duket këto raste po kthehen në fenomen. Së fundi, një tjetër agjenci ka mashtruar dhjetra qytetarë me një dëm në vlerën e mijëra eurove.

“Tasho’s Travel Agency” operonte në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet. Zyrat e kësaj agjensie ka disa ditë që janë mbyllur. Pronarja e saj, Marina Maze (Tasho) u arrestua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe fshehje të të ardhurave.

Pas kallzimeve të qytetarëve dhe hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe krimit ekonomiko-financiar në polici, ka rezultuar se kjo agjensi udhëtimesh ka abuzuar me klientët, të cilët, të joshur nga ofertat e favorshme, prenotonin udhëtime duke paguar edhe paratë, por më pas, kur janë paraqitur në zyrën e agjencisë, e kanë gjetur të mbyllur dhe askush nuk u përgjigjej as në telefon.

Grupe të organizuara turistësh që do udhëtonin në Amsterdam paguan 2800 euro, por kur u afrua data, agjencia ishte zhdukur.

Qytetarë të tjerë kanë depozituar kallëzim se janë demtuar në vlerën 1600 euro për 4 bileta në Dubai dhe për 2 bileta për në Berlin, në vlerën e 376 mijë lekëve.

Pre’ e mashtrimit ka rënë edhe një shtetase e cila ka prenotuar 17 bileta për në Amerikë.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës mësohet se ka caktuar për të akuzuarën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndonëse prokuroria kërkoi “arrest me burg”. Vendimi i zbutur i gjykatës është arsyetuar për shkak se e akuzuara ka një foshnje 3-muajshe dhe duhet të kujdeset për të.

Tasho, gjatë deklarimeve ka shprehur pendesë, duke pohuar se do i kthejë paratë të gjithë të dëmtuarve, pasi ka nxjerrë shtëpinë e prindërve në shitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Goli” që ndezi “luftën” MILAN-JUVE/ Ish-zyrtari i KUQEZINJVE: Me VAR-in do ishte i...
Previous article TIPIK SHQIPTAR/ Kampioni i botës nuk kursehet me deklaratat publike për DASHURIN e tij (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova Aktualitet

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT