• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASHTRONIN NJERËZIT ME ILAÇE FALSE PËR SËMUNDJE TË RËNDA/ Goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europë
Home
Nderkombetare

MASHTRONIN NJERËZIT ME ILAÇE FALSE PËR SËMUNDJE TË RËNDA/ Goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europë

17 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Një rrjet i madh kriminal që shiste ilaçe dhe suplemente false për sëmundje të rënda është goditur nga autoritetet europiane në një operacion të zhvilluar në 15 shtete të Europës. Sipas Eurojust, grupi dyshohet se ka realizuar të paktën 240 milionë euro përmes shitjes së produkteve mashtruese për pacientë në Europë dhe më gjerë

Operacioni i zhvilluar më 12 maj çoi në mbledhjen e provave të rëndësishme, ndalimin e disa prej anëtarëve kryesorë të grupit dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të suplementeve. Autoritetet kryen kontrolle në 113 ambiente në Bullgari, Greqi, Hungari, Poloni, Rumani dhe Moldavi, ndërsa u kërkuan prova kompanive në tetë vende të tjera. Deri tani janë marrë në pyetje edhe 23 dëshmitarë.

Në Greqi, kontrollet u zhvilluan në një kompani logjistike në rajonin e Atikës, ndërsa në Poloni u bllokuan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro. Sipas hetimeve, grupi kishte ngritur që prej vitit 2019 kompani përmes të cilave tregtonte suplemente të paautorizuara për shitje, duke nxjerrë në treg mbi 400 produkte me emra të ndryshëm.

Rrjeti kishte ndërtuar qindra faqe interneti dhe profile në rrjetet sociale, ku përdorte emra dhe imazhe personazhesh të njohur apo “mjekësh” të rremë për të mashtruar viktimat. Pasi pacientët plotësonin formularët online, ata kontaktoheshin nga operatorë të qendrave telefonike të grupit kriminal, të cilët paraqiteshin si mjekë apo specialistë dhe pretendonin se produktet ishin kura të vërteta për sëmundje të pashërueshme ose të rënda.

Sipas autoriteteve europiane, suplementet nuk kishin asnjë efekt real në organizëm dhe përmbanin pothuajse të njëjtët përbërës, pavarësisht pretendimeve se trajtonin sëmundje të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREXIT PËRÇAN QEVERINE BRITANIKE/ Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE
Previous article 10-VJETORI I PRANIMIT NË FIFA/ Gallapeni: Kosova vend i vogël, por ka pasion

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT