• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASHTRIMI KOMPJUTERIK”/ Kapet në Gjermani rumuni me 11 identitete që “gënjeu” kompaninë shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

“MASHTRIMI KOMPJUTERIK”/ Kapet në Gjermani rumuni me 11 identitete që “gënjeu” kompaninë shqiptare

7 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e shtetit ka përmbyllur me sukses një operacion në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtirmit kompjuterik. Pas një periudhe 4-vjeçare, në lidhje me kallëzimin e marrë në vitin 2017 nga një kompani shqiptare, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit. Policia Gjermane ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Rumuni ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013. Dyshohet se ka përdorur 11 identitete të rreme./Shqip

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Përmbyllet me sukses operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Në bashkëpunim me homologët, pas hetimeve 4-vjeçare të kryera nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, është vënë në pranga në Gjermani, 41-vjeçari rumun me banim në Gjermani.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policisë së Shtetit përmbylli me sukses operacionin policor “PËRFUNDIMI”. Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka përfunduar hetimet, pas një periudhe 4-vjeçare, në lidhje me kallëzimin e marrë në vitin 2017 nga një kompani shqiptare, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit. Pas kryerjes së hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me autoritetet gjyqësore gjermane, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka konkluduar se një shtetas i huaj me identitet të rremë kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import“, me qëllim mashtrimin e shtetasve në hapësirën virtuale duke shitur pajisje të cilat në realitet nuk i posedonte.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013 dhe ekzistojnë një sërë rastesh të padokumentuara. Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka dokumentuar rastin në lidhje me shtetasin A. T, 41 vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe në bashkëpunim me autoritet policore gjermane është bërë prangosja e këtij shtetasi, në Gjermani. Po ashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përdorur më shumë identitete të cilat lidhen me rastet e tjera të padokumentuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË SHQIPËRI/ Konjufca: Të funksiojmë si 2 vende të një kombi të vetëm
Previous article VRASJA NË TIRANË/ Zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt: Babai më këshilloi të ruaja qetësinë! Fëmijët...

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT I RËNDË/ Nuredin Dumani godet me grusht gardianin e burgut Aktualitet

INCIDENT I RËNDË/ Nuredin Dumani godet me grusht gardianin e burgut

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT