20 persona janë arrestuar nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend. Burime bëjnë me dije se të arrestuarit kanë bërë miliona lekë dëm me faturat tatimore.
Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë. Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje.


