• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAZH DHE SEKS ME PAGESË/ Arrestohen dy vajzat dhe pronari, klientët kontakt me telefon
Home
Rajon

MASAZH DHE SEKS ME PAGESË/ Arrestohen dy vajzat dhe pronari, klientët kontakt me telefon

28 July, 2019 F.autor Rajon

Ajo që tashmë dihet po vërtetohet për çdo ditë se qendrat e masazhit janë lokale të prostitucionit. Dy punëtore ofronin shërbime seksuale për të cilat klientët paguanin nga 20 deri në 100 euro. Policia ka arrestuar pronarin dhe dy vajzat që po kryen shërbime të jashtëligjshme.

Dy vajzat ishin të punësuara në mënyrë të jashtëligjshme në një lokal masazhi në Ferizaj. Aty, kryenin edhe punë prostitucioni. Ofronin shërbime seksuale për klientët varësisht prej vlerës së eurove. 100 euro kushtonte një shërbim seksual, 50 euro seksi oral. Krejt këto janë zbuluar nga hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Ferizajt në lokalin “Massage center relax” në këtë qytet.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Express shpjegohet në detaje se si kryhej prostitucioni dhe si bëhej pazari. Dy vajzat që po kryenin prostitucionin ishin nga Ferizaj. Njëra 25 vjeçare ndërsa tjetra 23. Pronari e lokalit ishte i lindur në Prishtinë Sh. Lami, 34 vjeç, me vendbanim në Greme.

Fillimisht, dy hetues policorë me autorizim të Prokurorit kishin lënë termin për masazh. Kishin shkuar në lokal. Ishin zhveshur ashtu siç u është kërkuar nga dy punëtoret. Pastaj, fillon pazari i prostitucionit.

“Në dhomën në të cilën ka hyrë e dyshuara A.A me nofkën “Sonila” ka pyetur operatorin: “A doni vetëm masazh apo edhe shërbime të tjera”, ku i thotë për seks oral çmimi është 50 euro, për marrëdhënie seksuale çmimi është 100 euro”, citohet biseda ndërmjet klientit dhe vajzës që ofronte shërbime seksuale.

Vajza që punonte si prostitutë kishte pranuar 50 euro si kundërvlerë për të kryer shërbimin e caktuar për këtë çmim. I kishte marrë paratë. Ende pa filluar të kryente shërbimin kishte ndërhyre policia. Ia kishte gjetur paratë në xhep, të cilat ishin të Prokurorisë. Të rasti i dytë vajza 23 vjeçe kishte ofruar shërbime tjera seksuale.

Sipas hetimeve të policisë, dy vajzat kanë kontaktuar me klientët përmes telefonit dhe janë marrë vec për çmimet e masazhit. Por, kur kanë hyrë në dhomat për masazh kanë nisur marrëveshjet për çmimet e shërbimeve seksuale, të gjitha në mënyrë të kundërligjshme. Vitin e kaluar, Policia kishte mbyllur dhjetëra lokale që kryen veprimtari të tillë të jashtëligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS BINI PRE E..."/ Njoftim i rëndësishëm për të gjithë shoferët që vijnë nga Italia
Previous article PARALAJMËROJNË EKSPERTËT/ Një rrezik i madh u kanoset përdoruesve të rrjeteve sociale...

F.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT