• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT PËR SAMITIN/ Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët kanë sjellë emra dhe ‘zona të nxehta’ që duhen mbajtur në survejim
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAT PËR SAMITIN/ Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët kanë sjellë emra dhe ‘zona të nxehta’ që duhen mbajtur në survejim

3 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. E për këtë mbarëvajtje do të angazhohet jo vetëm policia shqiptare, por edhe organet ligjzbatuese ndërkombëtare të cilat do të jenë të koordinuara.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Nertil Agalliu, tha se institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere do të mbajnë kanë përpiluar një listë me emra si dhe evidentuar zonat e nxehta, të cilët do të mbahen nën survejim dhe për t’u neutralizuar në rast rreziku. Sa kohë që pritet një numër i lartë personalitetesh, ke edhe shkëmbim informacionesh për rritjen e sigurisë, tha Karamuço.

‘Këto ditë Shqipëria do jetë vendi më i sigurtë në Evropë. Po flasim këtu edhe për kryeqytetin, jo nga vetëm nga ana e organeve tona ligjzbatuese, por edhe atyre ndërkombëtare. Kanë sjellë lista me emra, zona të nxehta, dhe i kanë shkëmbyer me policinë shqiptarë thjeshtë dhe vetëm për një mbarëvajtje më të mirë të këtij samiti. Në rastin konkret ka një mori informacionesh të ardhura që analizohen si elementë risku për t’u mbajtur në survejim dhe për tu neutralizuar në një moment të caktuar.

Këto informacione që kryqëzohen, janë një mësim shumë i mirë për forcat tona. Plani i masave është një plan që nuk është hartuar vetëm nga policia shqiptare, por edhe nga institucionet ligjzbatuese partnere, kanë për qellim sigurinë e këtyre personaliteteve që nuk janë vetëm shqiptare. Për sa kohë presim një numër kaq të lartë personalitetesh, shkëmbejmë informacione. Është një plan i koordinuar dhe nuk është një plan që e kemi bërë ne. Europoli është një pjesë, institucionet e tjera janë një pjesë tjetër, janë analizuar kanë dalë në deduksione dhe më pas janë përkthyer në masa. Persona me rrezikshmëri të lartë janë në survejim dhe kanë rreth një muaj që janë në survejim edhe nga ne edhe nga ndërkombëtarët. Policia Shqiptare ka një rol koordinues.’– u shpreh Karamuço.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Momenti kapet në kamera, shikoni si duket një meteor që bie
Previous article KONFLIKTI ME ARMË ZJARRI NË DEGËN E KURBINIT/ PD përjashton nga Primaret dy kandidatët (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT