• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT PËR KORONAVIRUSIN/ Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv: Rreziku i ulët, po marrim masat për çdo situatë
Home
Sociale

MASAT PËR KORONAVIRUSIN/ Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv: Rreziku i ulët, po marrim masat për çdo situatë

5 February, 2020 Delo.autor Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të masave për parandalimin e coronavirusit të ri në vendin tonë, ka inspektuar ambientet e përcaktuara për rastet e mundshme të prekura nga ky virus, në Spitalin Infektiv në QSUT.

“Është e rëndësishme që në QSUT ne kemi bosket e izolimit, të pajisur me gjithë elementët përkatës, që nga pjesa e aparateve respiratore të monitorimit edhe sistemin e gazrave mjekësor. Përsa i përket ndjekjes së rasteve, është përcaktuar edhe algoritmi i ndjekjes së rastit, që do të thotë se nga moment i konstatimit apo dyshimit, rasti paraqitet në QSUT dhe QSUT është struktura që do të mbajë dhe do të trajtojë këto raste, sigurisht në bazë të flukseve që do të kemi”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi rritjen e survejancës aktive, edhe pse Shqipëria konsiderohet me rrezik të ulët për coronavirusin e ri.

foto galeri foto galeri

“Duhet të vijojmë survejancën aktive në të gjithat pikat e kalimit kufitar, qoftë ajore, detare apo tokësore. Dhe të kemi gjithë vigjilencën e duhur në raport me kapjen e hershme të rasteve dhe të zbatojmë të gjitha protokollet dhe udhëzimet që vijnë nga OBSH dhe që janë të miratuara nga Komiteti Teknik që kemi ngritur”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se Task- Forca e strukturave shëndetësore dhe ekspertëve mblidhet çdo ditë dhe po ndjek në vazhdimësi situatën dhe koordinimin e masave mes strukturave shëndetësore, bazuar në rregulloren ndërkombëtare të shëndetit dhe udhëzimet e OBSH.

“Task-Forca mblidhet çdo ditë për të referuar të gjitha masat që janë ndërmarrë edhe në raport me trajnimet kaskade që po kryhen qoftë në Njësitë e Kujdesit Shëndetësor Vendor, qoftë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, në spitale, për t’i bërë praktikisht stafet tona sa më të afta dhe aktive në çdo rast që mund të ketë. Qëndron fakti që ne jemi vend me risk të ulët, që nuk kemi asnjë element të dyshuar sot për sot, por jemi të përgatitur dhe vijojmë të përforcojmë masat sipas shkallës së rrezikshmërisë”, theksoi Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E AKUZOI PËR PËRDHUNIM/ Amerikanja kërkon edhe 200 mijë dollarë nga CR7
Previous article PJESË E NJË ORGANIZATE KRIMINALE QË FUTI 1.8 TON KOKAINË NË GJERMANI/ Kush është durrsaku që do i sekuestrohet pasuria dhe kushëriri i tij

Delo.autor

Postime të ngjashme

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT